Forumi Kosovar i Aftesisë së Kufizuar
Rr.Tringë Smaili Nr.47 Prishtinë Kosovë
Rreth Kompanisë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i të gjitha organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. FKAK është themeluar me asistencën e zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Së fundmi, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është regjistruar legalisht (me numër regjistrimi 5116500- 4) si një organizatë që përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në kuadër të saj ka të anëtëruar gjithsejtë tetë (8) organizata të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.

  1. Shoqata e të Verbërve të Kosovës
  2. Shoqata Kosovare e të Shurdhërve
  3. Shoqata e Autizmit
  4. HandiKos
  5. Handikep Kosova
  6. Down Syndrome Kosovo
  7. Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar dhe
  8. Klubi “Dëshira”

Organizatat e lartëcekura, veprojnë në mënyrë të pavaruar duke përfaqësuar respektivisht interesat e grupeve të vecanta të personave me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është një mekanizëm gjithpërfshirës i të gjitha këtyre organizatave me qëllim të unifikimit të tyre dhe adresimit të cështjeve që në mënyrë uniforme prekin jetën e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.

Misioni

Misioni i kësaj organizate ombrellë, në të cilën janë të antarësuara të gjitha organizatat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë,  është të adresojë dhe avokojë për cështjet kruciale që prekin jetën e personave me aftësi të kufizuar, një komuniteti jo pak të diskriminuar dhe margjinalizuar në vendin tonë.

Pozitat e biznesit
Ekspert

1 muaj më parë

Ka skaduar

Ekspert për hartimin e një pakete ori...

3 muaj më parë

Ka skaduar

Ekspert

3 muaj më parë

Ka skaduar

Konsulent për hartimin e Planit Strat...

1 vit më parë

Ka skaduar

Ekspert/e ligjor/e

2 vjet më parë

Ka skaduar

Zyrtar i Komunikimit

2 vjet më parë

Ka skaduar

Menaxher/e i/e Projektit HumanRightivism

2 vjet më parë

Ka skaduar

TERMS OF REFERENCES: FACILITATOR FOR ...

2 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar 25-50
  • Shikime 12 118
  • Rrjetet solicale: