KONKURS
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpall vend të lirë të punës për Menaxher te projektit “HumanRightivism” i cili financohet nga Ambasada Suedeze përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe realizohet nga Community Development Fund:
- Menaxher/e i/e Projektit HumanRightivism
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të Menaxherit të Zhvillimit të Programit
- Koordinon menaxhimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara të projektit;
- Përgatitë termat e referencës dhe identifikon konsulentët vendor dhe ndërkombëtar të nevojshëm për të qenë pjesë të projektit;
- Mbikëqyrë punën e konsulentëve dhe ofron mbështetje për konsulentët që angazhohen në zbatimin e projektit;
- Siguron që projekti të arrijë objektivat e tij siç është parashikuar;
- Përgatitë planin e punës si dhe raportet mujore, tremujore dhe vjetore duke siguruar raportim në kohë te donatori;
- Të ketë aftësi të mira në shkrim të projekteve;
- Komunikim me media, donatorët dhe palët me interes;
- Të mbështes stafin në kryerjen e detyrave të tjera;
- Të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara anëtare të FKAK-së;
- Përkushtim për të avancuar më tej të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë;
- Aftësi të punoj dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavaruar.
Kualifikimi dhe eksperienca
- Diplomë universitare;
- Të paktën 3 vite përvojë pune në menaxhim të projekteve;
- Përvojë e mëhershme e punës në shoqëri civile;
- Aftësi të forta organizatve dhe vetëmotivuese;
- Preferohet eksperiencë e punës në fushën e aftësisë së kufizuar;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Të ketë qasje dhe komunikim pozitiv me organizatat anëtare, institucionet publike dhe partner të tjerë;
- Aftësi të larta bashkëpunese dhe të punës ekipore;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access si dhe Internetit);
- Aftësi të lartë gjatë raportimit me shkrim;
- Obligohet njohuri e shkëlqyer në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze.
Lokaconi
- Prishtinë
Si të aplikoni
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar, dhe;
- Letër motivimi;
- Së paku dy referenca profesionale;
- Në subject ju lutem shkruani emrin e pozitës që aplikoni;
- Dokumentacionet e kompletuara duhet të dërgohen në email adresen: info@kdf-ks.org.
Afati i fundit për aplikim
- Jo më larg se me datë 23/09/2022;
- Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh;
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen në fazat e rekrutimit.