KONKURS
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpallë vend të lirë të punës për pozitën: Zyrtar i Komunikimit, në kuadër të projektit ‘Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar, në komunat e targetuara”, i cili përkrahet nga Zyra e Unicefit në Kosovë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Përgjegjës për hartimin dhe implementimin e Strategjisë së brendshme të Komunikimit, e cila hartohet në bashkëpunim me stafin e FKAK-së, dhe në linjë me kërkesat e donatorit.
- Pëergjegjës për shkrimin, zhvillimin, dizajnimin dhe diseminimin e publikimeve të ndryshme të materialeve të komunikimit dhe komunikatave.
- Përgjegjës për promovimin e aktiviteteve dhe mirëmbajtjen e komunikimit të organizatës me donatorë, partnerë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues institucionalë.
- Përgjegjës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e komunikimit, për organizatat anëtare të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.
Periudha e angazhimit
15 muaj
Kualifikimi dhe eksperienca
- Diplomë universitare në Gazetari, Komunikim, Marrdhënie me Publikun ose të ngjajshme
- Të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e gazetarisë, medias, marrdhënieve me publikun në nivel lokal ose ndërkombëtar.
- Obligohet zotërim i shkëlqyer në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike të aplikacioneve e programeve (Word, Excel, Power Point, Access si dhe të Internetit);
Lokaconi
- Prishtinë
Si të aplikoni
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar, dhe;
- Letër motivimi;
- Së paku dy referenca profesionale;
- Në subjekt të shkruhet emri i pozitës që aplikohet: “Aplikim për Zyrtar të Komunikimit”
- Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet në email adresën: info@kdf-ks.org.
Afati i fundit për aplikim
- Jo më larg se me datë 28.10.2022, 23:59
- Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të mirren parasysh;
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen në fazat e tjera të rekrutimit.