About Komuna e Istogut
Shtrirja gjeografike
Komuna e istogut,shtrihet në veriperendim të Kosovës,ka 46 zona kadastrale, më një siperfaqe,prej 453.84 km².Më 51 fshatra dhe qendën komunale dhe dy qendra nderurbane :
Gurrakocin dhe Banjën.Më një infrastrukturë të mirë rrugore.Kjo komunë në verilindje kufizohet më Zubin Potokun,në Lindje më Skenderajn,në jug më Klinën,në jugpërendim dhe perendim më Pejën dhe në veri më Serbinë.
Gjeomorfologjia e teritorit
Ndahet në dy njësi gjeomorfologjike :Rrafshin e Podgurit dhe Malet e Moknës,të cilat shtrihën në 42% të sipërfaqës së gjithmbarshe të komunës.
Rrafshi I Podgurit,shtihet rrënzë Maleve të Moknës,më latesi mbidetare midis 400 e 500 m.të l.m. përbërë nga sedimentet e Neogjenit,deluvione pran
Drinit të Bardhë dhe materialit proluvial– brezi i nënbeshkës
Është pjesë integrale e Rrafshit të Dukagjinit.Karakterizohet më klimë të butë kontinentale,sepse përmes grykës së Drinit të Bardhë deperton rryma e nxehtë mesdhetare.Karakterizohet më pedigre cilësore të tokës bujqesore,më ujimbajtje të lart të ujrave nëntokësor dhe rrjedhave sipërfaqësore ,si Drini I Bardhë ,lumi Istog,Vrella,Qaushi,Shushica,prroi I Gollostenës dhe Gujavqi.Bazuar në këto veqori,del se komuna e Istogut,ka potencial të lart për prodhimin e të gjitha llojeve të agrumeve bujqesore, si drithëra,perimkulturë,pemtari,vneshtari,blegtori etj.
Ekonomia dhe biznesi
Menjëherë pas lufte popullata e vyer Podgurase ka ngrit pemishte moderne,varitete te mollës cilsore ,janë ndertuar numër I madh I serave,është aplikuar sistemi I sillazhimit,është shtuar fondi i bagëtisë dhe njëkohësishtë është bërë permirsimi racor. Janë shtuar hurdhat e peshkut,janë ngritur kapacitete të idustrisë së miellit,është zhvilluar bletaria. Poashtu Istogu ka shenuar trende te reja të zhvillimit në fushën e hotelerisë. Hotel “Trofta “prinë në nivel Kosove,Banja e ujit termomineral në Ilixhe ,po I merr permasat e nje gjeneratori të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit.Komuniteti tregtar dhe i biznesit,poashtu në periudhën e pasluftës ,ka shenuar trende pozitive. Ka 5 qendra tregtare ,të cilat mbulojnë në plotni nevojat e popullatës Podgurase e më gjer. Janë themeluar kompani përpunuese të gurit gelqeror,si “Graniti”,”Shkëmbi”,”Guri”,etj,duke prodhuar agregat cilesor ndertimor.Në Istog operojnë një numer relativisht i madh i kompanive ndertimore,të cilat ia kanë nderruar pejsazhin arkitektonik qendrës komunale dhe fshatrave. Janë ngritë kapacitete të për punimit të qumshtit, janë themeluar biznese për përpunimin e drurit,plastikës, gurit. Është mbuluar mirë i gjithë teritori më rrjet interneti dhe telekomunikim. Veq ptk-ës si kompani publike ,operojnë edhe tri kompani private. Gjith ky komunitet i biznesit,operon legalisht,duke patur perkrahjen e plotë të pushtetit lokal.
Resurset minerare
Istogu si komunë është e pasur edhe më resurse nëntoksore: ka 2 miliard ton thengjill-lugina e lumit Gujavq,në kuadër të basenit të thengjillit-linjit të Dukagjit.Në Tuqep është e identifikuar më shpim gjelogjik,60 m. potenca e shtresës së linjitit. Banja-Ilixhja ,e njohur për ujin sherues
termomineral,qe nga periudha ilire, është njeherazi edhe vendburim potencial i mermerit onix të cilësisë elite. Rezerva të mermerit ka edhe në fshatin Syne,si dhe Studenicë.Mermeri është përdor për punimin e veprave të artit ,por edhe si gur dekorativ në objekte fetare si xhamia, kisha, kulla, ura etj. Një shtyllë, monolit mermeri, e Banjës, ndodhet në mbërthimin arkitektonik të Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Business positions
Zyrtar i Teknologjisë Informative
- Published: 14-06-2023
- Expire: 21-06-2023
Zyrtar për Gjendje Civile - Rakosh
- Published: 11-10-2022
- Expire: 18-10-2022
Arkitekt
- Published: 11-10-2022
- Expire: 18-10-2022
Zyrtar për Gjendje Civile - Istog
- Published: 11-10-2022
- Expire: 18-10-2022
Zyrtar Ligjor
- Published: 20-07-2022
- Expire: 26-07-2022
Zyrtar për Mbrojtje të Fëmijëve dhe R...
- Published: 07-07-2022
- Expire: 14-07-2022
Zyrtar i Lartë për Buxhet dhe Financa
- Published: 04-07-2022
- Expire: 12-07-2022
Zyrtar për Zhvillim
- Published: 30-06-2022
- Expire: 07-07-2022
Zyrtar për Buxhet dhe Financa
- Published: 30-06-2022
- Expire: 07-07-2022
Zyrtar për Informim dhe Monitorim të ...
- Published: 29-06-2022
- Expire: 06-07-2022