Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Specialistë i Teknologjisë Informative
Institucioni : Komuna Istog
Nr. i Referencës : RN00011737
Kodi: RPC0005343
Data e njoftimit: 24.05.2023
Afati për aplikim: 14.06.2023 - 21.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Kujdeset për funksionion e të gjitha pajisjeve të TI për të krijuar një system funksional në përputhje me nevojat dhe kërkesat e DKA-së si dhe të gjitha institucioneve edukative arsimore;
Bën instalimin, konfigurimin, përditësimin dhe mirëmbjatjen e pajisjeve të TIK në DKA dhe institucion educative arsimore;
Asiston dhe ndihmon në mirëmbajtjen e Webfaqeve të shkollave;
Zhvillimi dhe administrimi i të gjitha databazave të shkollave (psh E-Ditari) si dhe identifikon, hulumton dhe zhgjidh problemeteknike
Sipas nevojës ofron asistencë dhe ndihmon shfrytëzuësit e pajisjeve tekonolgjike në rast se kanë probleme me kompjuter dhe pajisje tjeta të TIK në të gjitha insitucionet edukativo arsimiore;
Kryen cfarëdo detyre tjertër që korrespodon ose mund të ndihmoj në kryerjen e funksioneve Brenda DKA-së.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, Kualifikim të posaçme formale: Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 vjet përvojë pune profesionale.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitikedhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar:
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen