Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Istog shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Grupi i përgjithshëm i mjedisit
Fusha e studimit : Inxhinieri Mjedisi/ Mjedis/Kimi e Përgjithshme, Biologji, Ekologji, Gjeografi
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit Komuna Istog
Nr. i Referencës: RN00017927
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 28.05.2025
Afati për aplikim: 29.05.2025 - 27.06.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Komuna Istog
Drejtorati për Ekonomi dhe Zhvillim/ Sektori për ekonomi
Zyrtar për Mbrojte të Mjedisit
Profesional 2
5.40
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Harton dhe zhvillon planete punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të
objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
Analizon dhe vlerëson procesetdhe procedurat brendshmedhe rekomandon ndryshimedhe përmirësime me
qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
Planifikon dhe propozon, masa dhe aktivitete si dhe siguronzbatimin e tyre me qëllimtë avancimit të punës dhe
efikasitetit për procesin e mbrojtjes se mjedisit;
Kujdeset për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit dhe dheut,inspektimin e mbeturinave e materieve të rrezikshme që
shkaktohen nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale;
Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, përfshirë menaxhimin e
mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit;
Bënë hulumtime dhe analiza për mungesën e menaxhimit dhe të eksploatimit të resurseve natyroredhe shqyrton
rezultatet e hulumtimeve, te përmbajtjeve, analizave, lidhur me gjendjen e mjedisit;
Merr pjesënë planifikimin lokaltë mjedisit, masavepër konservimin e natyrës, masattjera mbrojtëse ndaj zhurmës dhe trafikut;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.
Nësediploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se
diploma e fituar ështënë procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në
momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e
punës, që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë
institucioneve publikeduhet të mbështetsë paku njëranga dëshmitë si në vijim:pasqyra e pagesavenë fondin e
kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimorenë përputhje me legjislacionin tatimor për
të ardhuratpersonal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër,
dëshmohet përmesdëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti,
apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 12/07/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
Intervista – maksimumi 30 pikë Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen