MENAXHER I DEPOS

TERMOLULI GROUP SHPALL KONKURS PËR POZITËN:

MENAXHER I DEPOS – 1 POZITË

(Pozita është hapur në degën e Termoluli Group, LTI Qeramika, për depo pllaka dhe sanitari.)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

-Organizimi dhe mirëmbajtja e produkteve në depo.

-Kontrollimi i saktësisë së inventarit për të shmangur humbjet dhe defektet.

-Pranimi i mallrave të blera dhe regjistrimi i tyre sipas procedurave.

-Organizimi dhe ngarkimi i mallrave të shitura në bazë të porosive.

-Koordinimi i shoferëve dhe transportit të mallrave në bashkëpunim me menaxherin.

-Sigurimi që të gjitha proceset në depo të jenë efektive dhe në përputhje me rregulloret e kompanisë.

-Raportimi i aktiviteteve ditore dhe i çdo problemi te menaxheri përgjegjës.

KUALIFIKIMET:

-Përvojë e mëparshme në menaxhimin e depos ose logjistikës (e preferueshme).

-Njohuri për produktet, si pllakat dhe materialet sanitare (e preferueshme).

-Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike.

-Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën me efikasitet.

-Njohuri bazike në përdorimin e programeve kompjuterike për regjistrimin dhe raportimin e mallrave.

-Edukim i mesëm, ndërsa përvoja e ngjashme konsiderohet avantazh.

PSE DUHET T’I BASHKOHENI TERMOLULI GROUP?

-Kontratë të rregullt pune.

-Pagë konkuruese.

-Shujta ushqimore e mbuluar nga kompania.

SI TË APLIKONI?

Dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: info@ltiqeramika.com

Afati i fundit për aplikim: 28.02.2025.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Ferizaj
  • Kategoritë:

    Menaxher/e, Depo
  • Përvojë:

    Pa përvojë
  • Kualifikim:

    Shkolla e Lartë
  • Data e përfundimit:

    28-02-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

ELKOS
Vozitës - Kategoria "C" (2), Pun...

Email: apliko@elkosgroup.com

1 Ditë Prishtinë
Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

2 Ditë Kllokot
BEK FLUIDS L.L.C
Depoist/e

Email: bekfluidsllc@gmail.com

5 Ditë Fushë Kos...