Teknik Elektricist (2), Ndihmës Teknik Elektricist (2)
KONIKS Prishtinë

Konkurs Pune

Pozitat e lira:

  • Teknik Elektricist (2 pozita)
  • Ndihmës Teknik Elektricist (2 pozita)

Kompania jonë është në kërkim të teknikëve të kualifikuar në fushën e instalimeve elektrike për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse keni përvojë dhe aftësi të mira teknike, jeni të mirëseardhur të aplikoni!

Pozita: Teknik Elektricist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
  • Montimi i kanalinave metalike dhe plastike për ndërtimin e strukturave mbështetëse për kabllot.
  • Vendosja e prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues sipas planit të instalimit.
  • Zbatimi i udhëzimeve teknike për realizimin e saktë dhe të sigurt të punimeve.
  • Zëvendësimi i pjeseve të dëmtuara të rrjetit elektrik, përfshirë kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
  • Lidhja dhe mirëmbajtja e sistemeve të tokëzimit në përputhje me standardet përkatëse.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Njohuri bazë mbi standardet dhe rregulloret e sigurisë elektrike.
  • Përvojë pune minimale 1 vit në instalime elektrike.
  • Aftësi në përdorimin e veglave për instalim dhe testim të rrjetit elektrik.
  • Njohuri mbi llojet e kabllove dhe materialeve elektrike të përdorura në instalime.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masa mbrojtëse për siguri ne pune.

Pozita: Ndihmës Teknik Elektricist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asistimi në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike.
  • Mbështetja e teknikëve në vendosjen e kabllove, prizave dhe trupave ndriçues.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i mjeteve të nevojshme gjatë punës.
  • Kryerja e punëve ndihmëse sipas udhëzimeve të dhëna nga teknikët përgjegjës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Njohuri bazë mbi instalimet elektrike dhe sigurinë në punë.
  • Përvojë pune minimum 3 muaj në pozita të ngjashme ndihmëse.
  • Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime të sakta.
  • Aftësi për të përdorur mjetet bazike të punës.

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj në emailin: info@koni-ks.com, duke vendosur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni, ose aplikoni përmes sistemit “Apliko Këtu”.

Për më shumë informata lidhur me aplikimin, kontaktoni në: 045 161 111
Afati i fundit për aplikim: 24.07.2025

Job Information
  • Numri i pozitave:

    4
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Elektricist
  • Data e përfundimit:

    24-07-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

2 Ditë Kllokot
Kulinare SH.P.K.
Serviser

Konkurs për vende të lira puneNdërmarrja K...

8 Ditë Krejt Kos...
TERMOLULI GROUP
1x Serviser për ngrohësit e ujit...

📢 KONKURS PUNE – TERMOLULI GROUPTermoluli ...

6 Ditë Ferizaj