Ftesë për Shprehje të Interesimit
Konsulencë Individuale
Nr.CDF/IC-Sida/025/2023 Data: 25.08.2023
Ekspert për të analizuar obligimet e shtetit për mbështetje dhe ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor të personave 65+
Sfondi:
Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.
Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2023. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në kuader të projektit Human Rightivism, CDF do të ofroj mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) në fusha dhe tema të ndryshme të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në përputhje me nevojat e IAP-së. Mbështetja profesionale që do të ofrohet perfshirë analiza profesionale, ndihmë me ekspertë në tema të caktuara, dhe hulumtime tematike. Fokusi i kësaj mbështetje dhe projektit në përgjithësi është tek mbrojtja e interesit të përgjithshëm dhe të të drejtave të njeriut.
Në kuader te projektit Human Rightivism, CDF fton individet e kualifikuar te paraqesin prozimet e tyre teknike dhe finacire per te ofruar shërbimin e mëposhtëm:
Ekspert për të analizuar obligimet e shtetit për mbështetje dhe ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor të personave 65+
Më konkretisht, me anë të kësaj thirrje synohet që të angazhohet një ekspert/e i/e cili/cila do të analizojë obligimet e shtetit në raport me respektimin e të drejtave të njeriut të cilat garantojnë mbështetjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të personave 65+ me probleme të shëndetit mendor.
Përkundër obligimeve kushtetuese dhe ligjore të shtetit për sigurimin e masave që kontribuojnë në trajtimin e barabartë dhe pa diskriminim të personave 65+, ofrimi i mbrojtjes dhe kujdesit shendetësor të arritshëm dhe efikas në kushte të barabarta për personat e kësaj kategorie i cili do të mundësonte respektimin e integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor, mbetetet sfidë. Në këtë drejtim duhet përmendur problemet dhe mangësite në mbështetjen e kësaj kategorie dhe familjeve të tyre..
Eksperti/ja ka për detyrë që të analizojë, obligimet, mangësitë dhe sfidat e mekanizmave shtetërore, siq është e drejta për të marr shërbim shëndetësor si të gjithë pacientët e tjerë,lidhur me trajtimin e personave 65+ me probleme të shëndetit mendor.
Angazhimi i Ekspertit për të hartuar një raport nga prizmi i Avokatit të Popullit lidhur me obligimet e shtetit përr mbështetjen dhe ofrimin e shërbimeve të shëndet mendor për personat 65+.
Termat e referencës
Qëllimi i këtij angazhimi është të kryhet një analizë e plotë dhe të përgatitet një raport gjithpërfshirës lidhur me sfidat në fushën e shëndetit mendor me të cilat ballafaqohen individët e 65+. Raporti synon të ofrojë njohuri lidhur me obligimet e shtetit në raport me mbështetjen dhe ofrimim e shërbimeve të shëndetit mendor për këtë kategori, si dhe problemet dhe sfidat në këtë fushë për kategorinë në fjalë, problemet dhe sfidat, dhe të ofroj rekomandime konkrete për kapërcimin e sfidave ekzistuese.
Objektivat e këtij angazhimi
Raporti duhet të përfshijë një analizë të kornizës ligjore, krahasuar me standardet rajonale, të Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare. Analiza e politikave qeveritare dhe ekzistenca e programeve për mbështetjen e personave 65+ me probleme të shëdetit mendor dhe familjeve të tyre, si dhe gjendja aktuale e shëndetit mendor të kësaj grupmoshe dhe faktorët e rrezikut, përfshirë këtu analizën e faktorëve socio-ekonomikë, kulturorë dhe shëndetësorë që ndikojnë në mirëqenien mendore. Përfundimisht, të ofrohen rekomandime për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor, ndërhyrjeve të mundshme në politika dhe përputhjen me standardet e obligueshme.
Fushëveprimi i angazhimit: Raporti duhet të përfshijë këto punë:
- Analiza e programeve eksituese, bazës kushtetuese dhe ligjore dhe politikave vendore si dhe zbatimi i nomrave të detyrueshme ndëkombtare, literaturës relevante, studimeve shkencore dhe raporteve mbi shëndetin mendor të kësaj grup-moshe.
- Intervistat me palët e interesit, duke përfshirë politikëbërësit, profesionistët shëndetësor të të gjitha niveleve, kujdestarët dhe individët e kësaj grup-moshe.
- Analiza e të dhënave të disponueshme për të identifikuar sfidat e shëndetit mendor të kësaj grup-moshe dhe të familjeve të tyre.
- Vlerësimin e disponueshmërisë dhe efikasitetit të shërbimeve, programeve dhe politikave ekzistuese për shëndetin mendor.
- Identifikimin e zbrazëtirave në mbështetjen dhe ndërhyrjet për shëndetin mendor për këtë grup-moshë.
- Përpilimin e një raporti të plotë që përfshin zbulimet, analizën, rekomandimet dhe strategjitë potenciale për të adresuar sfidat e shëndetit mendor për këtë grup-moshë.
Detyrat: Eksperti do të jetë përgjegjës për kryerjen e këtyre detyrave:
Detyrat e dorëzueshme (deliverables) | Afatet kohore | Numri i ditëve |
| Deri me 23.09.2023 | 10 |
| Deri me 13.10.2023 | 20 |
| Deri më 23.10.2023 | 10 |
Total ditët 40 |
Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:
- Diplomë të nivelit të avancuar në psikologji, psikiatri, geriatri, ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë së paku 5 vjeçare në hulumtime të çështjeve të shëndetit mendor, me me dëshmi pëkatëse.
- Njohuri të metodave të hulumtimit cilësor dhe sasior.
- Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore, hartimin e raporteve dhe në kryerjen e vlerësimeve si dhe analizën e politikave për çështjet e shëndetit mendor
- Përvojë të mëparshme të dëshmueshme në këtë fushë në Kosovë.
Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:
• Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.
• Metodologjia dhe qasja e propozuar.
• Përvoja përkatëse.
• Kualifikimet dhe ekspertiza.
• Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.
• Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.
Kriteret e vleresimit | Points |
Kualifikimi dhe ekspertiza | 30 |
Metodologjia dhe qasja e propozuar | 25 |
Pervoja përkatëse | 25 |
Të kuptuarit e objektivave dhe kërkesave | 20 |
Total poenat 100 |
Afatet kohore: Parashikohet që detyrat të përfundojnë brenda 40 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti do të raportojë drejtpërdrejtë te Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe do të punojë ngushtë me CDF-në, ekipin e projektit të “Humanrightivism”.
Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara gjatë përgatitjes së raportit do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë
Konfidencialiteti: Eksperti do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë angazhimit.
Aplikimi: Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen ndaj vlerësimit si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushë në email: procurement@kcdf.org më së largu deri me 08 shtator, 2023, deri në ora 14:00.