FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes socialee dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasyshetninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve për nevojat e projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP II”, projekt ky i cili zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Bosne e Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZdhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD i cili ka për qëllim të permirësojë mundësitë për punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për: Blerjen e një veture të re me lizing
Me këtë rast shpallim Ftesë për Ofertë për të gjitha kompanitë e autorizuara për lizing të veturave
Kompanitë e interesuara mund të marrrin specifikacionin deri me: 06.12.2023 në email adresën:
Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh (duke përfshirë të gjitha shpenzimet tjera përcjellëse nëse ka.
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare
- Dëshmi/ Autorizimi që jeni shitës dhe servis i autorizuar nga prodhuesi i automjeteve
- Ne ofertë të ceken garancionet e veturës
- Afati i liferimit të veturës më së largu 3 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. (brenda muajit dhjetor 2023)
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale/ose vërtetimin tatimor.
Ofertuesit e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje),
të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin “ Oferta për Veturë”.
Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 07.12.2023 në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani 1 Tetori, p.n. Prishtinë çdo ditë pune nga ora 09:00- 15:00.