Ftesë për Shprehje të Interesimit
Konsulencë Individuale
Nr.CDF/IC-Sida/023/2023 Data:14.08.2023
Ekspert për të hartuar një raport vlerësimi mbi të drejtat e të papunëve në Kosovë.
Sfondi:
Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.
Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2023. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në kuader te implementimit të projektit Human Rightivism, CDF fton individët e kualifikuar të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për të ofruar shërbimin e mëposhtëm:
Angazhimi i Ekspertit për të hartuar një raport vlerësimi mbi të drejtat e të papunëve në Kosovë
Termat e referencës
Qëllimi i këtij angazhimi është të hartohet një raport i plotë vlerësues lidhur me situatën e të papunëve në vend, numrin e tyre, obligimet e shtetit ndaj tyre, kualifikimet e tyre, dhe të të drejtat e të papunëve në Kosovë. Eksperti do të analizojë kornizën ligjore, politikat dhe programet aktuale që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e të papunëve. Vlerësimi synon të identifikojë boshlleqe, sfida dhe fusha potenciale për përmirësim për të siguruar realizimin e plotë të të drejtave të personave të papunë.
Fushëveprimi: Raporti i vlerësimit duhet të përfshijë këto fusha kyçe:
a. Analiza e kornizës ligjore: dhe krahasimi me instrumente ndërkombëtare.
b. Analiza e politikave: Hulumtimi i politikave përkatëse e të qeverisë dhe programet që synojnë të mbështesin të papunët, duke u fokusuar në qasjen në sigurime sociale, të ardhurat nga papunësia, trajnimet dhe mundësitë për rintegrimin në tregun e punës.
c. Të drejtat sociale dhe ekonomike: Vlerësimi se deri në çfarë mase janë tërespektuara të drejtat ekonomike sociale, standardet e përshtatshme të jetesës, banimi, arsimi,kujdesin shëndetësor për të papunët, etj.
d. Diskriminimi dhe pabarazia: Identifikoni i praktikave diskriminuese ose pengesave sistematike në qasjen e barabartë në punësim dhe mbrojtjen shoqërore për disa grupe të papunëve, si gratë, të rinjtë dhe persona me aftësi të kufizuara.
e. Perspektiva gjinore: Vlerësimi të ketë qasje të ndjeshme gjinore në të gjithë procesin, duke analizuar sfidat specifike me të cilat përballen gratë e papuna dhe ndërveprimi i faktorit gjini me faktorë të tjerë.
f. Rekomandimet: të ofrohen rekomandime konkrete për reforma politike dhe ligjore për të forcuar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të papunëve, me fokus në përfshirjen, barazinë dhe drejtësinë sociale.
Detyrat: Eksperti do të jetë përgjegjës për kryerjen e këtyre detyrave:
Detyrat e dorëzueshme (deliverables) | Afatet kohore | Numri i ditëve |
| Deri me 14 shtator | 10 |
| Deri me 24 shator | 10 |
| Deri me 29 shtator | 5 |
Total ditët e punës 25 |
Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:
a. Diplomë të nivelit të avancuar në drejtësi, shkencat sociale, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme.
b. Ekspertizë së paku 5 vjeçare në analizën e të drejtave të njeriut, ligjin e punës dhe sistemet e mbrojtjes shoqërore.
c. Njohuri e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventat lidhur me të drejtat sociale dhe ekonomike.
d. Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore, hartimin e raporteve dhe në kryerjen e vlerësimeve si dhe analizën e politikave për çështje lidhur me punën/papunësinë.
e. Përvojë të mëparshme të dëshmueshme në këtë fushë në Kosovë.
Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:
- Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.
- Metodologjia dhe qasja e propozuar.
- Përvoja përkatëse.
- Kualifikimet dhe ekspertiza.
- Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.
- Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.
Kriteret e vleresimit
| Points |
Kualifikimi dhe ekspertiza | 30 |
Metodologjia dhe qasja e propozuar | 25 |
Pervoja përkatëse | 25 |
Të kuptuarit e objektivave dhe kërkesave | 20 |
Total poenat 100 |
Afatet kohore: Parashikohet që detyrat të përfundojnë brenda 25 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti do të raportojë drejtpërdrejtë te Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe do të punojë ngushtë me CDF-në, ekipin e projektit të Humanrightivism.
Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara gjatë përgatitjes së raportit të vlerësimit do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë
Konfidencialiteti: Eksperti do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë vlerësimit.
Aplikimi: Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen ndaj vlerësimit si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushë në email: procurement@kcdf.org më së largu deri me 28 gusht, 2023, deri në ora 14:00.