KONKURS
Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.
Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.
Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve
Clastertech Sh.P.K., shpall konkurs për Inxhinier të sistemeve.
Të dhënat:
Pozicioni: Inxhinier I sistemeve
Lokacioni: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 1 person
Si Intergrator/Administrator I Sistemeve në Clastertech Sh.P.K ju do të keni nje rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjet e ndryshme që i ofrohen klienteve tanë. Partneriteti ynë I gjërë me vendorë që jane me renome botërore bën që te ofrojmë teknologji të ndryshme tek klientët, prandaj zgjidhjet që I ofrojmë mund të jenë: Cisco Systems, Dell EMC, Fortinet etj.
Ju do të keni bashkëpunim me ekipin tonë I cili është I përkushtuar për te ndihmuar klientit që të arrijë deri tek zgjidhja e kërkuar.
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
- Konfigurimi i sistemeve sipas nevojave të organizatave te ndryshme.
- Konfigurimi i platformave monitoruese te vendoreve te ndryshem.
- Gjetja dhe zgjidhja e problemeve të harduerit dhe softuerit.
- Te instaloni, konfiguroni, testoni dhe mirmbani paisje te sistemeve (Server, Storage etj), sisteme operative dhe mjetet e menaxhimit të sistemit te konfiguruara.
- Te menaxhoni dhe monitoroni të gjitha sistemet dhe infrastrukturën e instaluar.
- Të testoni performancën e sistemeve për kufizimet potenciale, identifikoni zgjidhje të mundshme duke bashkëpunuar me koleget.
- Te siguroheni që sistemet dhe infrastruktura e implementuar te jete ne nivel te lartë të disponueshmërisë.
Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:
- Diplomë universitare Bachelor në Shkencat e Kompjuterit, Inxhinieri ose fushë të ngjashme e preferuar.
- Minimum 3 vite përvojë pune profesionale
- Certifikimet janë një avantazh
- Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze, shkrim dhe lexim
- Aftësi dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT-së.
- Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve, analitike, dhe aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht duke punuar efektivisht me të tjerët nën presion.
- Person fleksibël, i organizuar, i orientuar në detaje dhe i gatshëm për të reaguar, me një qëndrim orientuar nga klienti.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me fjalë dhe shkrim në anglisht me kolegët, menaxhimin dhe klientin.
- Një mësues i shpejtë me një pasion për vazhdimësinë e mësimit dhe zbatimin e trendeve teknologjike për të qenë në dobi.
Puna ekipore
- Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
- Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
- Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
- Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
- Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
- Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV - in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: hr@clastertech.com