KONKURS
Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.
Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.
Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve
Clastertech Sh.P.K., shpall konkurs për Menaxher i Shitjes
Të dhënat:
Pozicioni: Menaxher i Shitjes
Lokacioni: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 1 person
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
- Të ketë njohuri solide për dokumente administrative;
- Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
- Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi;
- Te kete aftësi komunikimi shumë të mira me klientët, koleget, partnerët;
- Të menaxhojë dhe të koordinojë me të gjithë dokumentacionin përkatës administrativ në mënyrë të pavarur dhe / ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë;
- Të përcjellë dhe të kryejë në mënyrë të vazhdueshme trajnimet dhe certifikimet e nevojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë;
- Te raportoj tek menaxhmenti
- Pegadite dhe siguron dokumentacionin e kerkuar per prezantimin e projekteve dhe pronave te kompanise;
- Bashkepunon ne menyre efektive me anetaret e ekipit, per te adresuar problemet dhe sfidat e shitjeve;
- Mirëmbajtja e kontratave me klientët dhe kujdeset për rinovimin e tyre;
- Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë;
- Realizimin e aktiviteteve te shitjejs duke u fokusuar ne klientët e rinj ose ekzistues nëpërmjet prezantimeve të ndryshme, realizimin e demonstrimit të zgjidhjeve;
- Bashkëpunon në zhvillimin e strategjive të shitjes;
- Kryen detyra të tjera relevante, të caktuara nga hiriarkia e larte.
Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:
- Diplomë universitare – ekonomi ose shkenca kompjuterike
- Se paku 2 vite pervoje pune ne fushen e Teknologjise Informative
- Të ketë njohuri te mire produkteve te Teknologjise Informative
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
- Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
- Clastertech ofron mundësi te zhvillimit të stafit
Puna ekipore
- Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
- Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
- Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
- Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
- Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
- Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV - in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: hr@clastertech.com