Punonjës/e në Magazinë
Neptun Prishtinë

Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozicioni: Punonjës/e në Magazinë

Departmenti: Logjistikë

Vendodhja: Prishtinë

Një ditë në ekipin tonë:

  • Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja
  • Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve
  • Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e tyre të caktuara,
  • Ndihmon shoferët për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë,
  • Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre,
  • Përformon aktivitete të ngjashme sipas kërkesës dhe nevojës përkatëse.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme
  • Pervojë pune e preferuar
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, i/e vetëmotivuar etj,

NEPTUN ju ofron:

  • Pagë fikse, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Paga 500.35-euro Bruto
  • Bonus ne vleren e 3 Pagave në baza mujore
  • Sigurim Shëndetësor
  • Shujtë Ditore
  • Ambient të shkëlqyer pune
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
  • Mundësi për blerje te produkteve me çmime preferenciale

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Si të aplikoni: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes sistemit “Apliko këtu” ose në email adreses hr@neptun-ks.com deri me datë 30.08.2024.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Logjistike
  • Data e përfundimit:

    30-08-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
TERMOLULI GROUP
1x Serviser për ngrohësit e ujit...

📢 KONKURS PUNE – TERMOLULI GROUPTermoluli ...

6 Ditë Ferizaj
ALUMIL KOSOVO
Logistics manager

Alumil Kosovo, headquartered in Prishtina ...

19 Ditë Fushë Kos...