REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
GJYKATA E APELIT E KOSOVËS
APELACIONI SUD KOSOVA – COURT OF APPEALS OF KOSOVO
Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
shpallë:
K O N K U R S
Nr. 03/2022
I-Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katërdhjetë) pozita
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
Vendi: Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë
Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
Detyrat kryesore:
Kualifikimet:
VEREJTJE:
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.
Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 – 16:00.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.
Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Institucione PublikePërvojë:
Pa përvojëKualifikim:
Niveli MasterData e përfundimit:
23-09-2022