Gjykata e Apelit e Kosovës
Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.
Rreth Kompanisë

Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë, që do të thotë se i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës nga ndonjëra prej shtatë gjykatave themelore.

Përveç kësaj, kjo gjykatë vendos lidhur me konfliktin e kompetencës midis gjykatave themelore dhe çështje tjera të përcaktuara me ligj.

Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.

Gjykata e Apelit gjendet në Prishtinë dhe ka juridiksion territorial në tërë Republikën e Kosovës. Nga 2 shkurti i vitit 2015, veprimtarinë e vet e ushtron në Pallatin e Drejtësisë në lagjen Prishtina e re.

Për të mundësuar një proces sa më efikas, shqyrtohen nga departamentet e specializuara të Gjykatës së Apelit:

-Departamenti i Përgjithshëm
-Departamenti për Krime të Rënda
-Departamenti për Çështje Ekonomike;
-Departamenti për Çështje Administrative;
-Departamenti për të Mitur.

Në kuadër të Departamenti të Përgjithshëm funksionojnë këto divizione :

Divizioni për çështje civile;
Divizioni për çështje penale;
Divizioni për kundërvajtje

Në nëntor të vitit 2017, ka nisur se funksionari Divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë. Këtë divizion e përbejnë pesë gjyqtarë serb dhe dy shqiptarë, të cilët ndihmohen nga një staf prej 11 zyrtarësh.

Puna në administratë është e organizuar përmes Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve , Zyrës për Logjistikë, Financa, Mbështetje dhe Mirëmbajte si dhe Zyrtari për Informim Publik.

Pozitat e biznesit
Praktikant/ë vullnetar/e (40)

2 vjet më parë

Ka skaduar

Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katërdhj...

2 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar >100
  • Shikime 21 079
  • Rrjetet solicale: