Logo

Lider në tregun e punës!

  • Home
  • About Us
  • Services
  • Jobs
  • Businesses
  • Advice
  • Blog
  • Contact
  • ALB
Login Register
Logo
  • Home
  • Services
  • Add job
  • Contact
ALB
Login
Add job
Job

Tërheqja e parave nga bankomati (ATM) prej pronarëve të biznesit SHPK

  • calendar 25-06-2022

Përshëndetje N.,

Faleminderit për pyetjen. Më ka rastisur disa herë nga përvoja të trajtoj transaksione të tilla në korporata SHPK, por edhe në raport me ATK-në shpesh më kanë pyetur shokë e shoqe kontabilista. Në përgjithësi janë dy mënyra. E para (1) është metoda ligjore, dhe e dyta (2) - metoda shqiptárçe. Po ju shkruaj disa këshilla si duhet të veproni, pasi nga pyetja besoj që jeni në situatën e dytë...

1.

Këto tërheqje i bëni si hyrje në arkë (Debit Arka+, Credit Banka-), dhe pastaj nga arka bëhen pagesat nën 500 Euro për shpenzime të ndryshme, nëse ka të tilla. Shpenzimet duhet të jenë të biznesit, jo fatura FIKTIVE. Kjo metodë e lëvizjes së parasë nga banka në arkë, njihet si nevoja për petty-cash dhe zakonisht nuk të rekomandoj që të jetë më e madhe në balancë dinamike se 1,000 Euro (njëmijë euro) gjatë vitit kontabël. Përndryshe nëse kjo bëhet me vlera dhjetëra-mijëra Euro, apo qindra-mijëra Euro, jeni në telashe serioze. Jeni në pikën e dytë, lexo më tutje.

2.

Pronarëve duhet me iu ndaluar “shoqnisht” tërheqjen e parave nga bankomati! Qysh?, Thjesht, e shkruan një “Procedurë për menaxhimin e parasë Cash & Bank” dhe aty i parasheh dispozitat e caktuara kush ka të drejtë të merret me para të gatshme, pagesa dhe arkëtime. Për fat të keq, shumë SHPK tek ne ende janë larg me Qeverisjen Korporative. Por ju tentoni, me vendosë rregull. Pra, i merrni kartelat nga pronarët dhe i jepni të drejtë vetëm një personi (psh. krijoni këtë user, lidhni me plan kontabël “Arka Kryesore”) dhe i njëjti mund të bëj tërheqje për nevoja të arkës, me VETËM NJË KARTELË. Do të keni punë për cash-control vetëm me një person. Pronarët mund të zëvendësojnë kartelat aktuale, me kartela përmes të cilave mund të bëjnë vetëm DEPONIME të pazarit, por jo TËRHEQJE dhe jo pagesa me POS-Terminale.

2a.

Këto tërheqjet CASH që deri më tani kanë ndodhur, nëse janë në afat të shkurtër mundesh me i rregulluar me korrigjime, duke u kthyer në CM&WM me i përmirësuar. I nënshtrohen tatimit në të ardhura personale, pra trajtohen si rrogë, duhet me ja shtuar pagës së pronarit (që i ka tërhequr pa arsye, veç për qef). Pra, janë objekt i tatimit në paga dhe kontributeve pensionale. Tingëllon çuditshëm, por ju shkruaj nga përvoja, se një SHPK nuk ka logjikë të ketë >100,000 saldo në arkë. Ashtu, nuk ka inspektor të ATK-së që të beson dhe as Loan Officer në bankë që ta merr si të dhënë të besueshme për ekspozim kreditor...

2b.

Metoda e aplikuar gjerësisht si “shpenzime të pazbritshme” në CD apo PD, është shpesh e kontestueshme. Pikërisht për arsyen mos-pagesës së TRUST-it, që janë shmangur me apo pa qëllim pagesave për kontribute pensionale (apo kanë mbajtur ‘puntorët në të zezën’, një pjesë të puntorëve komplet, apo rrogën e kanë paguar një pjesë me bankë, tjetrën CASH).

2c.

Si duhet të veproni ju?

- Tentoni me “iu hequr nga dora kartelat bankare” pronarëve menjëherë!

- Caktoni një person përgjegjës për arkën

- Ktheni pagesat në 99.99% përmes bankës

- Mos pranoni shpenzime pa faturë (pra, n’t’zezën)!

- Nëse ju sjellin vetëm kupon fiskal, kërkoni patjetër të jetë e mbështetur edhe me faturë tatimore

- Rregulloni pagat e pronarëve (pra, nëse ka nevojë RRITNI rrogat mujore), pastaj një herë në vit shpërndani edhe dividendë pasi të mbyllet viti financiar, me vendim që e raportoni edhe në ARBK

2d.

Nëse nuk të ndjekin në këshillat që ceka nga 2c. shiko për një vend tjetër të punës, menjëherë. Sidomos nëse vlerat e tërheqjes së CASH-it kanë dalë jashtë kontrollit, e ty nuk të japin arsye dhe janë me dhjetëra-mijëra apo qinda-mijëra euro. Këto tërheqje të CASH-it kanë qenë praktikë e rëndomtë, sa më ka rënë të shoh e dëgjoj, para/pas ndonjë Tenderi, apo në prag të ndonjë fushate zgjedhore!

Nëse e kuptove se çfarë e pata në synim, tento me gjetë punë tjetër, qysh sot!. Dmth, ju po brengoseni për cash-control, më shumë se sa pronarët. Pra, je e mençur, ta ka rrokë që diçka nuk shkon këtu.

Shëndet e suksese, 

Luan Matoshi
Maluki Accounting

Related posts

Job

Pse duhet të keni (të paktën) dy...

Published: 24-06-2022
Job

8 nga sfidat më të mëdha për HR ...

Published: 28-06-2022
Job

Si ta mbani stafin tuaj të motiv...

Published: 28-06-2022
Job

Arsyet Pse Punonjësit Zgjedhin T...

Published: 29-06-2022
Job

Inovacioni kosovar IBAS prezanto...

Published: 29-06-2022
Job

Bizneset më të vjetra në mbarë b...

Published: 30-06-2022
Job

8 Këshilla për të kërkuar punë!...

Published: 01-07-2022
Job

Ku gabojmë në zgjedhjen e Top Me...

Published: 01-07-2022

Latest posts

  • Be our local hero and start your journey with Lidl!
  • PortalPune feston 15 vjet të lidhjes së punëkërkuesve dhe punëdhënësve
  • Historiku i 1 Majit - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
  • 6 mënyra për të ndërtuar besnikërinë e klientit
  • Aplikimi për punë me e-mail - si dhe çfarë të shkruani?
  • A po e përdorni dhe si po e përdorni ChatGPT?
Logo

Ne ofrojme edhe sherbimin e rekrutimit me staf të specializuar në Kosovë dhe rajon edhe për lëmin e Resurseve Humane ...

Top categories

  • Software
  • Marketing
  • Health Care
  • Advertising and Marketing
  • Agriculture
  • Automative

Quick links

  • Home
  • About Us
  • Advice
  • Blog
  • Businesses
  • Contact

Find us

  • Perandori Dioklecian Nr.17/A-297, Prishtinë, Kosovë
  • +383 48 808 838
  • info@portalpune.com

© 2008-2025 PortalPune. All Rights Reserved.

  • Terms & Conditions
  • |
  • Privacy Policy
Search
Login

Sign up via social networks:

Logo facebook Logo google

Forgot password?

Don't have an account?

I am:

Candidate Business

Don't have an account?

Register
Your experience on this site will be improved by allowing cookies. Read terms