Logo

Lider në tregun e punës!

  • Home
  • About Us
  • Services
  • Jobs
  • Businesses
  • Advice
  • Blog
  • Contact
  • ALB
Login Register
Logo
  • Home
  • Services
  • Add job
  • Contact
ALB
Login
Add job
Job

Inovacioni kosovar IBAS prezantohet në Forbes - Ka filluar lëkundja e bankimit tradicional

  • calendar 29-06-2022

Mënyrat e reja të pagesave po trokasin në derë – Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë

Epoka e FinTech (teknologjisë financiare) po lulëzon kudo. Çdo vend ka pionierët e tij në krijimin e ekosistemeve bankare dhe ofrimin e shërbimeve financiare me kosto pothuajse zero në një teknologji plotësisht të automatizuar.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë: “Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i tretë më i madh për investimet FinTech, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Sektori FinTech në Mbretërinë e Bashkuar përbëhet nga mbi 1,600 firma dhe ky numër parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2030.

Sektori kontribuon dhe vlerësohet me 9.18 miliardë dollarë (7 miliardë £) dhe mbi 60,000 vende pune në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Evropa Juglindore po investon gjithashtu shumë në dixhitalizimin e transaksioneve financiare dhe pagesave midis kreditimit të menjëhershëm; për shembull, 49% e një institucioni për emetimin e parasë elektronike me bazë në Greqi është blerë së fundmi nga JPMorgan

Pra, pa dyshim, ka filluar lëkundja e bankimit tradicional. Por, çfarë bëjnë FinTechs?

Më pëlqen të shpjegoj se ato kryesisht kanë optimizuar dhe thjeshtuar pagesat digjitale dhe transfertat e parasë.

Disa kanë filluar të lëshojnë kredi edhe për qëllime pagese. Parimi i hapjes së llogarive bankare dixhitale nëpërmjet opsionit eKYC lehtësoi shumë ofrimin e mundësisë së përfshirjes financiare dhe digjitalizimin e transaksioneve financiare.

Lehtësia e marrjes së kredive ka ndihmuar ekonomitë përmes rritjes së shpenzimeve dhe ka ndihmuar njerëzit të financojnë nevojat dhe dëshirat e tyre. Por, kjo ndoshta nuk është gjithçka që FinTechs do të ofrojnë.

Metodat e reja të pagesave

Kohët e fundit, shumë zgjidhje të reja pagesash kanë trokitur në derë. Tani, zgjidhjet e pagesave pa mjete nuk janë një realitet që shihet vetëm në filmat shkencorë.

Disa zgjidhje zëvendësojnë mjetet si kartat, telefonat, orët inteligjente, pajisjet e veshjes dhe opsionet e ngjashme me shenja biometrike – ku lejohen të përdoren. Disa kompani, përfshirë IBAS World, po punojnë për zgjidhje që realizojnë pagesa dixhitale edhe pa shenja biometrike.

Bli tani, paguaj më vonë është një zgjidhje tjetër që duket se po lulëzon kudo. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme për blerësit për të marrë financim me pak këste. Ka shumë ofrues në mbarë botën që ofrojnë këtë shërbim, duke përfshirë PayPal. Mundësitë e reja të pagesave po ndihmojnë edhe tregtarët duke rritur shitjet e tyre.

Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë?

Sipas mendimit tim, ne duhet të jemi mirënjohës për një përparim kaq të mahnitshëm në botën financiare. Falë këtyre zgjidhjeve dhe njerëzve që qëndrojnë pas tyre, miliona njerëz në mbarë botën mund të realizojnë pagesat e tyre dixhitale njëkohësisht, edhe nëse harrojnë portofolin, kartat ose telefonat e mençur — ose u mbarojnë bateria.

Zgjidhjet e reja të pagesave përveçse do të ulin koston, do të ulin edhe numrin e kartave plastike të prodhuara dhe kësi soji do të kenë ndikim pozitiv në ruatjen e ambientit dhe në objektivat e qëndrueshmërisë.

Për drejtuesit e biznesit dhe sipërmarrësit në FinTech që duan të qëndrojnë konkurrues, rekomandoj të mendojnë për zgjidhje miqësore me mjedisin dhe që janë të përshtatshme për klientët në kuptimin e kostove dhe në kuptimin e përshtatshmërisë për përdorimjn e tyre.

Implementimi i zgjidhjeve që ofrojnë më shumë për më pak ndërmjet transformimit dixhital do të jetë gjithashtu i dobishëm në të ardhmen.

Për më tepër, është e rëndësishme që FinTech-ët me rritje të shpejtë të rekrutojnë punonjës të pasionuar dhe me përvojë dhe t’i bëjnë ata të lumtur—kjo mund t’ju ndihmojë të tejkalpojnë çdo pengesë që mund të lindë gjatë operacioneve të përditshme.

Bota financiare po evoluon. “Dora e padukshme” çon gjërat përpara dhe i sjell botës inovacion bankar dhe zgjidhje tërheqëse. Në pjesën më të madhe, kam vënë re se këto zgjidhje janë shumë të mirëpritura pasi janë të sigurta dhe konsumatorët përfitojnë në mënyra të ndryshme.

Bankimi dixhital brenda botës së FinTech mund të ofrojë të njëjtin nivel sigurie si bankat tradicionale. Përveç kësaj, FinTech-ët janë të detyruar të zbatojnë të njëjtin legjislacion që duhet të zbatojnë bankat, duke përfshirë standardet esigurisë së teknologjisë. Sa herë që një auditor i pavarur i certifikuar arrin në përfundimin se një institucion arrin standardet PCI DSS, mendoj se nuk ka dyshim se niveli i sigurisë së teknologjisë është në klasën e një banke.

Related posts

Job

Pse duhet të keni (të paktën) dy...

Published: 24-06-2022
Job

Tërheqja e parave nga bankomati ...

Published: 25-06-2022
Job

8 nga sfidat më të mëdha për HR ...

Published: 28-06-2022
Job

Si ta mbani stafin tuaj të motiv...

Published: 28-06-2022
Job

Arsyet Pse Punonjësit Zgjedhin T...

Published: 29-06-2022
Job

Bizneset më të vjetra në mbarë b...

Published: 30-06-2022
Job

8 Këshilla për të kërkuar punë!...

Published: 01-07-2022
Job

Ku gabojmë në zgjedhjen e Top Me...

Published: 01-07-2022

Latest posts

  • Be our local hero and start your journey with Lidl!
  • PortalPune feston 15 vjet të lidhjes së punëkërkuesve dhe punëdhënësve
  • Historiku i 1 Majit - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
  • 6 mënyra për të ndërtuar besnikërinë e klientit
  • Aplikimi për punë me e-mail - si dhe çfarë të shkruani?
  • A po e përdorni dhe si po e përdorni ChatGPT?
Logo

Ne ofrojme edhe sherbimin e rekrutimit me staf të specializuar në Kosovë dhe rajon edhe për lëmin e Resurseve Humane ...

Top categories

  • Software
  • Marketing
  • Health Care
  • Advertising and Marketing
  • Agriculture
  • Automative

Quick links

  • Home
  • About Us
  • Advice
  • Blog
  • Businesses
  • Contact

Find us

  • Perandori Dioklecian Nr.17/A-297, Prishtinë, Kosovë
  • +383 48 808 838
  • info@portalpune.com

© 2008-2025 PortalPune. All Rights Reserved.

  • Terms & Conditions
  • |
  • Privacy Policy
Search
Login

Sign up via social networks:

Logo facebook Logo google

Forgot password?

Don't have an account?

I am:

Candidate Business

Don't have an account?

Register
Your experience on this site will be improved by allowing cookies. Read terms