Logo

Lider në tregun e punës!

  • Home
  • About Us
  • Services
  • Jobs
  • Businesses
  • Advice
  • Blog
  • Contact
  • ALB
Login Register
Logo
  • Home
  • Services
  • Add job
  • Contact
ALB
Login
Add job
Job

Strategji Rekrutimi: Tërhiqni Kandidatët më të mirë

  • calendar 24-08-2022

Në artikullin paraprak kemi shtjelluar arsyet e mundshme pse kandidatët hezitojnë të aplikojnë, e që kompanitë kanë ankesat e pritshmëritë e tyre lidhur me aplikimet.  (Shih artikullin paraprak këtu).

Në këtë artikull do ju propozojmë disa nga strategjitë për të krijuar përshtypje të mirë e për të ngjallur interes për aplikim.

1. Përdorni vlerat tuaja për të tërhequr talentët në kompaninë tuaj

A keni vlerë të shtuar në kompaninë tuaj? Cili është misioni juaj për asetet kryesore të kompanisë?

Si ndihen punëtorët tuaj aktual? A ju dëgjohet zëri? Kuptoni pse punëtorët tuaj dëshirojnë të punojnë në kompaninë tuaj? Bisedoni me ta dhe kuptoni vlerën që keni dhe përdoreni këtë për të tërhequr talentët e rinj.

Disa nga vlerat e kohes të kompanive botërore janë edhe:

  • Balanci punë-familje
  • Përfshirja sociale
  • Ambienti
  • Shëndeti ( psiqik dhe fizik) duke përfshirë seanca meditimi, komunikimi, aktivitete fizike brenda zyres apo jashte
  • Inovacioni
  • Kreativiteti

2. Promovoni kulturen korporative.. çdo kund edhe në konkurset në PortalPune.com

Punëtorët në ditët e sotme kërkojnë kompani që kanë kultura të ngjashme autentike dhe vlera të ngjashme. Por sigurisht që kultura korporative ndërtohet ndër vite. Eshte provuar në baza ditore nga përvojat e punëtoreve pavarësisht rolit të tyre në kompani.

Një kulturë e fortë dhe autentike jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në mbajtjen e punonjësve, por edhe në tërheqjen e talenteve të reja. Nëse punonjësit tuaj kanë marrë pjesë në zhvillimin e propozimit të vlerës që frymëzon kulturën e kompanisë suaj, ata do të jenë ambasadorë të shkëlqyer të asaj kulture.

Prandaj, në përshkrimet tuaja të konkurseve përfshini saktë kulturen korporative.

3. Jepini punëtorëve benefitet që për ta kanë rëndësi

Kanë ikur kohët kur kompanitë thjesht mund të përdornin një plan konkurrues pagash dhe sigurimesh në grup për të rekrutuar staf. Çfarë avantazhesh unike mund të futni në ofertat tuaja të punës për të tërhequr kandidatët tuaj të ardhshëm? Për të zbuluar se çfarë i motivon vërtet punonjësit tuaj, pyetini se si kompania mund të ndihmojë në rritjen e lumturisë së tyre në punë. Mos e merrni si të mirëqenë atë që është e rëndësishme për ta; kërkoni informacionin.

Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë:

- Dërgoni pyetësorë elektronik të brendshëm periodik te punëtorët tuaj

- Shfrytëzoni periudhen e vlerësimit të punëtorëve tuaj një nga një për të bashkëbiseduar dhe kuptuar dhe marrë shënime lidhur me kualitetin e jetës në punë.

4. Kompanitë më dinamike prezantojnë përfitime të reja për punonjësit çdo vit

Këtu janë disa ide që variojnë nga më standardet tek më origjinalet:

  • Orari ultra fleksibël i punës;
  • Opsionet për të blerë aksione ose për të ndarë në fitimet e kompanisë (Për t’I bërë ata më përgjegjës për kompani dhe më të integruar);
  • Punë nga shtëpia online (me raste);
  • Pushime me pagesë të personalizuara;
  • Mjete transporti miqësore me mjedisin për të shkuar në punë;
  • Edukimi i vazhdueshëm online;
  • Mentorimi;
  • Snacks të shëndetshme;
  • Letër shkrimi të personalizuara;
  • Programet e shëndetit dhe mirëqenies;
  • Abonimet rreth interesave të punonjësve: palestër, joga, klub librash, klub lojërash, grup hortikulturor, etj.
  • Një dhomë për argëtim, meditim, relaksim;

Cilat avantazhe mund të kenë ndikimin më pozitiv në një biznes si i juaji përsa i përket rekrutimit dhe mbajtjes? Në sondazhet tuaja!

Marrë nga: ALTRUMrecogntion

Related posts

Job

A mjafton të mësosh një gjuhë pr...

Published: 24-08-2022
Job

KPI-TË KUNDREJT TREGUESVE: GJITH...

Published: 24-08-2022
Job

A duhet të jetë paga sekret?

Published: 24-08-2022
Job

GJYKATA KOMERCIALE FUNKSIONI DHE...

Published: 24-08-2022
Job

A dëshironi një rrogë më të madh...

Published: 24-08-2022
Job

PUNA ME PERSONALITETE TË NDRYSHME

Published: 24-08-2022
Job

Kur duhet të luajnë rol Burimet ...

Published: 24-08-2022
Job

Ambienti i punës, përcaktues për...

Published: 24-08-2022

Latest posts

  • Be our local hero and start your journey with Lidl!
  • PortalPune feston 15 vjet të lidhjes së punëkërkuesve dhe punëdhënësve
  • Historiku i 1 Majit - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
  • 6 mënyra për të ndërtuar besnikërinë e klientit
  • Aplikimi për punë me e-mail - si dhe çfarë të shkruani?
  • A po e përdorni dhe si po e përdorni ChatGPT?
Logo

Ne ofrojme edhe sherbimin e rekrutimit me staf të specializuar në Kosovë dhe rajon edhe për lëmin e Resurseve Humane ...

Top categories

  • Software
  • Marketing
  • Health Care
  • Advertising and Marketing
  • Agriculture
  • Automative

Quick links

  • Home
  • About Us
  • Advice
  • Blog
  • Businesses
  • Contact

Find us

  • Perandori Dioklecian Nr.17/A-297, Prishtinë, Kosovë
  • +383 48 808 838
  • info@portalpune.com

© 2008-2025 PortalPune. All Rights Reserved.

  • Terms & Conditions
  • |
  • Privacy Policy
Search
Login

Sign up via social networks:

Logo facebook Logo google

Forgot password?

Don't have an account?

I am:

Candidate Business

Don't have an account?

Register
Your experience on this site will be improved by allowing cookies. Read terms