Logo

Lider në tregun e punës!

  • Home
  • About Us
  • Services
  • Jobs
  • Businesses
  • Advice
  • Blog
  • Contact
  • ALB
Login Register
Logo
  • Home
  • Services
  • Add job
  • Contact
ALB
Login
Add job
Job

A duhet të jetë paga sekret?

  • calendar 24-08-2022

Vizitova një kompani, ku hasa disa pyetje nga një punonjës: Ku punoni? Në çfarë pozicioni jeni? Sa punonjës ka kompania etj. Dhe në fund lindi pyetja: Sa është rroga juaj?

Më duhet të pranoj se u befasova nga pyetja e fundit dhe se ndjeva njëfarë shqetësimi. Përgjigjen u mundova ta lë anash dhe mos të ndikojë në disponimin tim apo bisedën që do të kem me eprorin e këtij punonjësi.

Ajo situatë më nxiti të mendoj dhe të hulumtoj: A duhet të jetë sekret paga?

Qoftë e madhe apo e vogël, në kohë apo me vonesë, në të zezë apo të bardhë, vlera e saj duhet të mbahet sekret. Duhet të dihen faktorët që ndikojnë: arsimimi, pozicioni, sa vite përvojë keni dhe vendoset një formulë ku në fund ju merrni numrin e saktë të pikëve që ndikon drejtpërdrejt në shumën e pagës.

Kështu ka qenë dikur, por sot? Sot, transparenca e pagave trajtohet ndryshe në varësi të faktit nëse jeni i punësuar në sektorin publik apo privat.
Në sektorin publik shifrat e pagave mund të dëgjohen në media dhe komunikohen publikisht, në sektorin privat është një histori tjetër.

Hulumtimet tregojnë se kompanitë i mbajnë sekret shumat e pagave për dy arsyet e mëposhtme:

Në këtë mënyrë mbrohen të dhënat personale të punonjësve

Menjanohet rivaliteti dhe krahasimi i ndërsjelltë i punonjësve

Ndonëse janë të paktë, ka edhe punëdhënës që në shpalljet e tyre për vende pune deklarojnë shumat e pagave (bruto, neto, bonuset ose edhe beneficionet tjera që ofrojnë).

Mostransparenca e pagave ka avantazhet e saj, por edhe një të metë, që është dyshimi i punonjësve për ekzistimin e diskriminimit.

Problemet mund të lindin kur kolegu X (i cili është në të njëjtin pozicion pune dhe me të njëjtat kompetenca) zbulon aksidentalisht ose qëllimisht se sa kolegu Y është më i rëndë se ai në ditën e fundit të muajit (por jo në kg, por në EURO).

Të kuptuarit e vetëvlerësimit përmes fitimeve është një çështje shumë e diskutueshme, sepse një individ mund të jetë:

  • Objektiv dhe realist kur shikoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta dhe jeni të vetëdijshëm për vlerën tuaj gjithashtu
  • Subjektiv, kur mendoni se vleni më shumë dhe realiteti është e kundërta

Në të njëjtën mënyrë, punëdhënësit mund të jenë: objektiv (kur shpërblejnë punonjësit e tyre sipas meritave dhe kontributeve) dhe subjektiv (kur shpërblehen në ndonjë bazë tjetër).

Ndërsa para se të paguheshin pozitat, sot paguhen njerëzit në pozitat e punës dhe duhet ta pranoni se secili po ndërton markën apo brendin e vet, me këtë duhet të përpiqemi të jemi versioni më i mirë i vetës.

Nëse e shikojmë kompaninë si një ekip të përbërë nga lojtarët e saj (punonjësit), të cilët së bashku kontribuojnë në rezultatet e kompanisë (fitojnë dhe humbasin), në mënyrë analoge, ata ndajnë frytet e punës së tyre së bashku.

Duke mësuar për ekzistencën e diferencave të mëdha të pagave në të njëjtat pozicione, lojtarët humbin dëshirën dhe motivimin për kontribut personal duke mbrojtur ngjyrat e asaj ekipe sepse nuk e shohin qëllimin. Kjo është arsyeja pse ata shpesh largohen dhe nuk e tregojnë, por edhe nuk analizojnë që pse ai mund të paguhet më shumë, a jep ai tjetri diçka më shumë se ky.

Sido që të jetë, rekomandohet të krahasohemi vetëm me veten, sipas parimit: a jam më i fortë sot se dje? A kam punuar sot më mirë se dje?

Derisa të marrë jetë slogani: As sipas gjyshes, as dajës, as të ndikueshëm politikisht, mesazhi im është që vetëm të bëjmë atë që të mundemi dhe në mënyrën më të mirë:

  • të jemi të njejtë (të trajtohemi afërsisht njësoj si kolegët në të njejtin pozicion dhe me
  • të njejtat kompetenca, por të shikojmë vetën a punojmë sa ata që paguhen më shumë, a jepin ata rezultat më shumë)
  • të jemi të veçantë (autentik, i cili do të vulos markën tuaj personale, të ju dalloj nga të tjerët)
  • të jemi të lirë (të kërkojmë rritje page apo të drejta kur jemi të pakënaqur me atë që kemi, të shprehemi ashtu siç ne mendojmë)
  • Shkurt shqip të jemi vetvetja.

Bujar Kelmendi
CEO
Portal Pune 

Related posts

Job

A mjafton të mësosh një gjuhë pr...

Published: 24-08-2022
Job

KPI-TË KUNDREJT TREGUESVE: GJITH...

Published: 24-08-2022
Job

GJYKATA KOMERCIALE FUNKSIONI DHE...

Published: 24-08-2022
Job

A dëshironi një rrogë më të madh...

Published: 24-08-2022
Job

PUNA ME PERSONALITETE TË NDRYSHME

Published: 24-08-2022
Job

Kur duhet të luajnë rol Burimet ...

Published: 24-08-2022
Job

Ambienti i punës, përcaktues për...

Published: 24-08-2022
Job

Strategji Rekrutimi: Tërhiqni Ka...

Published: 24-08-2022

Latest posts

  • Be our local hero and start your journey with Lidl!
  • PortalPune feston 15 vjet të lidhjes së punëkërkuesve dhe punëdhënësve
  • Historiku i 1 Majit - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
  • 6 mënyra për të ndërtuar besnikërinë e klientit
  • Aplikimi për punë me e-mail - si dhe çfarë të shkruani?
  • A po e përdorni dhe si po e përdorni ChatGPT?
Logo

Ne ofrojme edhe sherbimin e rekrutimit me staf të specializuar në Kosovë dhe rajon edhe për lëmin e Resurseve Humane ...

Top categories

  • Software
  • Marketing
  • Health Care
  • Advertising and Marketing
  • Agriculture
  • Automative

Quick links

  • Home
  • About Us
  • Advice
  • Blog
  • Businesses
  • Contact

Find us

  • Perandori Dioklecian Nr.17/A-297, Prishtinë, Kosovë
  • +383 48 808 838
  • info@portalpune.com

© 2008-2025 PortalPune. All Rights Reserved.

  • Terms & Conditions
  • |
  • Privacy Policy
Search
Login

Sign up via social networks:

Logo facebook Logo google

Forgot password?

Don't have an account?

I am:

Candidate Business

Don't have an account?

Register
Your experience on this site will be improved by allowing cookies. Read terms