Montues i Sistemeve të Kamerave dhe Alarmeve të Sigurisë (6), Agjent/e Marketingu (4)
DELTA Security Prishtinë

Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon në besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë.Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim disa vende të lira pune për pozicionet e mëposhtme:

Pozitat: Montues i Sistemeve të Kamerave dhe Alarmeve të Sigurisë (6)

Agjent/e Marketingu (4)

Vendi i Punës: PRISHTINË

Detyrat dhe përgjegjësitë për Montues i Sistemeve të Kamerave dhe Alarmeve të Sigurisë (6) :

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje e Sistemeve të Sigurisë, duke përfshirë Sistemin e Alarmit dhe kamerat.
  • Shkollë e mesme e përfunduar.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Mos të jetë i dënuar apo ndjekur penalisht.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Agjent/e Marketingu (4):

  • Diplomë universitare ose në vazhdim të studimeve. Preferohen drejtimet e ekonomisë dhe marketingut.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Mos të jetë i/e dënuar apo ndjekur penalisht.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemave teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në një ekip.
  • Përvojë pune relevante është përparësi.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: apliko@deltasecurity.biz . Ju lutemi të përdorni "Aplikim për poziten te cilen aplikoni" si subjekt të email-it.

Data e Fundit për Aplikim: 15.03.2024

Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Faleminderit për interesimin tuaj në Delta Security.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    10
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Marketing, Të tjera
  • Data e përfundimit:

    15-03-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IP - KOS SH.P.K.
Marketing Manager / Head of Mark...

🧾 PËRSHKRIM I PUNËSPozita: Marketing Manag...

13 Ditë Çagllavicë
AMRA PHARM SH.P.K.
Përfaqësues/e mjekësor

Kompania Amra Pharm SH.P.K.shpall konkurs ...

16 Ditë Pejë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë