THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA ORGANIZATAT JO QEVERITARE PËR PARTNERITET ME FONDACIONIN TRUST CIRCLE

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA ORGANIZATAT JO QEVERITARE

PËR

PARTNERITET ME FONDACIONIN TRUST CIRCLE

Trust Circle Foundation shpall Thirrje për Shprehjen e Interesit nga organizatat joqeveritare, për themelimin e partneriteteve me fondacionin.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është identifikimi i OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, e të cilat plotësojnë kriteret për të themeluar partneritete me Fondacionin Trust Circle, për të përmirësuar situatën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve, me fokus tek fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror dhe fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët e të rinjtë me varësi (drogë, alkool, lojëra të fatit, etj).

Organizatat që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë shprehje interesi, duhet të kenë parasysh:

  • Të dërgojnë pakon e aplikimit me subjekt: "Shprehja e interesit të OJQ-ve për partneritet me Fondacionin Trust Circle”, në adresën elektronike info@trustcirclefoundation.org deri në datën 10.05.2025.
  • OJQ-të mund të shprehin interesin e tyre vetëm si subjekte individuale. Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe.
  • Thirrja për Shprehje Interesi nga organizatat jo-qeveritare, për themelimin e partneriteteve me Fondacionin Trust Circle, do të qëndrojë e hapur nga data e publikimit të saj 10.04.2025, deri në datën 10.05.2025, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.

Për të shkarkuar thirrjen e plotë, klikoni këtu!

Për të shkarkuar Shtojca I – Identifikimi, profili dhe programi i OJQ-së, klikoni këtu!

Job Information
  • Numri i pozitave:

    0
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    OJQ, Të tjera
  • Data e përfundimit:

    10-05-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë