TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER
Ofertim për ekspertizë – Ekspert për krijimin e modulit për barazinë gjinore si dhe ofrimi i trajnimit për TOT me temën Barazia Gjinore. |
Prtishtinë,2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1. KONTEKSTI I NDËRHYRJES:
Në Kosovë, prindërit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian përballen me një sërë sfidash që lidhen me pabarazinë sociale dhe ekonomike, si dhe me normat kulturore që shpesh janë të rrënjosura në struktura patriarkale. Këto sfida ndikojnë në mënyrën se si prindërit i perceptojnë dhe i përjetojnë rolet gjinore brenda familjes dhe shoqërisë.
Në Kosovë e sidomos te këto komunitete, traditat dhe normat kulturore shpesh ndikojnë në formimin e qëndrimeve që favorizojnë rolin e burrave dhe djemve mbi atë të grave dhe vajzave. Pabarazia gjinore është një fenomen i përhapur, ku gratë dhe vajzat kanë më pak mundësi për të marrë vendime të pavarura dhe për të arritur pavarësinë ekonomike. Kjo pabarazi gjeneron një mjedis ku rolet tradicionale gjinore dhe patriarkalizmi përforcohen, duke kufizuar zhvillimin dhe përfshirjen e grave dhe vajzave në jetën publike dhe ekonomike.
Për të adresuar këto çështje, është thelbësore që prindërit të angazhohen në procese edukimi dhe vetëdijesimi mbi barazinë gjinore dhe ndikimin e patriarkalizmit. Përmes edukimit dhe trajnimit, prindërit mund të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të sfiduar dhe ndryshuar normat ekzistuese, duke promovuar një qasje më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse ndaj roleve gjinore brenda familjes dhe shoqërisë.
Në këtë kontekst, organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka ngritur një program për të ofruar mbështetje të nevojshme për nxënës dhe prindërit këtyre komuniteteve në Kosovë.
Në vitin 2023, organizata jonë realizoi një BOOTCAMP për të rritur ndërgjegjësimin ndërmjet burrave për barazinë gjinore. Ky aktivitet evidentoi disa fusha për përmirësim dhe nevojën për një qasje më të integruar. Në vitin 2024, synojmë të inkorporojmë barazinë gjinore në programin e Qendrave të Mësimit Plotësues (QM), duke synuar fëmijët dhe prindërit e tyre, me një fokus të veçantë për të angazhuar burrat. Kjo nismë kërkon angazhimin e një eksperti për të zhvilluar një modul trajnimi dhe për të përgatitur tutorët e qendrave mësimore që të zhvillojnë trajnime me prindërit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian i cili është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar njohuritë e prindërve mbi barazinë gjinore dhe për të sfiduar normat patriarkale. Kjo ndërhyrje synon të fuqizojë prindërit në rolin e tyre si aktorë të ndryshimit brenda komuniteteve të tyre, duke promovuar një kulturë më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
2. QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi i këtij angazhimi është të zhvillojë dhe zbatojë një modul trajnimi për tutorët e qendrave mësimore për mësim plotësues, i cili do të përgatisë dhe aftësojë këta tutorë për të zhvilluar dhe ofruar trajnime të fokusuar për prindërit, burrat, djemtë dhe nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Moduli i trajnimit do të ndihmojë tutorët të kuptojnë dhe të adresojnë çështjet e barazisë gjinore dhe ndikimeve të patriarkalizmit, duke i përgatitur ata të ofrojnë trajnime për këta grupe të ndryshme. Trajnimi për prindërit do të fokusohet në rëndësinë e barazisë gjinore dhe në sfidimin e normave tradicionale që mbështesin pabarazinë. Për burrat dhe djemtë, trajnimi do të synojë të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet që mbështesin patriarkalizmin dhe të promovojë një qasje më të barabartë ndaj roleve gjinore. Po ashtu, nxënësit do të përfitojnë nga trajnime që do t'i ndihmojnë të zhvillojnë qëndrime dhe aftësi për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Ky proces do të krijojë një kuadër më të qëndrueshëm për promovimin e barazisë gjinore dhe ndihmën ndaj ndërrimeve pozitive në normat dhe strukturat ekzistuese, duke kontribuar në një ambient më gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha anëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Programi do të fokusohet veçanërisht në angazhimin aktiv të burrave dhe djemve në përpjekjet për barazi gjinore dhe në ndërtimin e një kulture gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në të gjitha Qendrat e Mësimit.
Me këtë rast, ne jemi duke kërkuar një ekspert/trajner i cili do të përgatisë modulet e trajnimit dhe do të ofrojë trajnime për trajner (ToT) për tutorët e qendrave mësimore për të ofruar trajnime për barazinë gjinore dhe luftimin e patriarkalizmit.
3. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Moduli i trajnimit dhe trajnimi i zhvilluar do të adresojnë ekskluzivisht tutorët e qendrave mësimore për mësim plotësues. Këta tutorë janë individë që do të angazhohen në ofrimin e trajnimeve për prindërit, burrat, djemtë dhe nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Trajnimi i tutorëve do të fokusohet në ndihmën e tyre për të zhvilluar aftësi dhe njohuri në lidhje me barazinë gjinore dhe kuptimin e ndikimeve të patriarkalizmit, duke siguruar që ata të jenë të përgatitur për të ofruar mbështetje dhe edukim efektiv për grupet e tjera të targetuara.
Audienca për këtë trajnim përfshin 25-30 tutorët nga qendrat mësimore në Kosovë.
4. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Metodologjia për zhvillimin e modulit të trajnimit dhe përgatitjen e tutorëve do të jetë e bazuar në qasje praktike dhe teorike, duke përfshirë:
Eksperti/trajneri i angazhuar duhet të fokusohet në angazhimet e mëposhtme;
Moduli i Trajnimit do të hartohet nga eksperti i barazisë gjinore dhe tutorët e qendrave mësimore për të krijuar një kurrikulë gjithëpërfshirëse për të mbështetur tutorët në zhvillimin e trajnimeve për prindërit dhe grupe të tjera të targetuara. Moduli duhet të përfshijë:
Programi i Trajnimit për Trajnerët (ToT) do të zhvillohet për të përgatitur tutorët që do të mbajnë trajnimet për prindërit dhe grupet e tjera. Ky program do të përfshijë:
Metodologjia dhe procesi i angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:
Rekrutimi i trajnerit/ekspertit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si trajnerë, psikolog, pedagogë, njohës/ekspert të barazisë gjinore ose specialistë të fushës së arsimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.
Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Përgatitja e metodologjisë dhe materialeve të trajnimit, duke përfshirë prezantime, studime raste dhe ushtrime praktike. Koordinimi me zyrtarët e organizatës për të siguruar efektivitetin e materialeve për audiencën specifike.
Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektiv për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.
Ky proces do të sigurojë që tutorët të jenë të aftë të ofrojnë trajnime efektive dhe të ndikojnë pozitivisht në promovimin e barazisë gjinore dhe sfidimin e normave patriarkale në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
5. PRODUKTI
Eksperti/trajneri i angazhuar si produkte të angazhimit të tij/saj duhet të dorëzojë;
6. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen modulit te programit dhe trajnimit, mirëpo jo më shumë se 15 ditë pune. Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.
7. KRITERET E PERZGJEDHJES
Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën info@vorae.org
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dërgohet në e-mail adresën e organizatës info@vorae.org , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në, referencat e mëparshme, certifikatat dhe diplomën e universitetit, certifikatat përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve si dhe oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 02 Shtator 2024!
Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e aplikimit!
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh!
Numri i pozitave:
0Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
02-09-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...