Zyrtar i Teknologjisë Informative për Siguri
KEP Trust Prishtinë

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar i Teknologjisë Informative për Siguri

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 08/2024)

Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i kontrolleve të sigurisë për sisteme, rrjeta, qendrën e te dhënave dhe pajisjet tjera
  • Planifikimi dhe implementimi i sistemeve të sigurisë në infrastrukturën e Teknologjisë Informative
  • Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i LOG Server/SIEM
  • Monitorimi i ngjarjeve (Events) të gjeneruara nga sistemet dhe pajisjet (përmes SIEM dhe veglave tjera)
  • Krijimi i raporteve përkatëse
  • Administrimi i zgjidhjeve te sigurisë (firewall, Endpoint Protection , vulnerability management, …)
  • Instalimin e përditësimeve përkatëse të sigurisë në sisteme operative dhe aplikacione tjera
  • Pjesëmarrje në implementimin e projekteve të ndryshme në aspektin e sigurisë
  • Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kualifikim universitar në drejtimet Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme është përparësi
  • Përvoja paraprake në fushën e sigurisë së IT-së;
  • Njohuri të sistemeve operative MS Windows dhe Linux;
  • Njohuri mbi rrjetat kompjuterike
  • Njohuri mbi teknologjitë për virtualizim (Hyper-V dhe VMware);
  • Njohuri bazike të bazave të të dhënave
  • Posedimi i certifikatave të pranueshme ndërkombëtarisht në lëmine e IT sigurisë apo sigurisë kibernetike është përparësi;
  • I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Patent shoferi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 17 mars 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Teknologji Informative - ICT
  • Data e përfundimit:

    17-03-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IT Engineers
Specialist për Dokumentimin e Si...

IT Engineers shpall konkurs për pozitën “S...

6 Ditë Fushë Kos...