Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i marrëdhënieve me publikun dhe informimin
Fusha e studimit: Gazetari/Shkenca Komunikimi, Gjuhëdhe Letërsi, Marrëdhenie me Publikun, Marketing
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronë
Nr. i Referencës: RN00018314
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 25.07.2025
Afati për aplikim: 26.07.2025 - 24.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
Divizion përKomunikim me Publikun / Prishtinë
Zyrtar i lartë për informim
Profesional 1
5.75
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton,zhvillon dhe zbatonplanin e komunikimit për të informuar qytetarët dhe institucionet për politikat, arritjet dhe aktivitetet e agjencisë dhe siguron redaktimin dhe përditësimin e tyre;
Mirëmban dhe përditëson faqen zyrtare të institucionit dhe rrjetet socialedhe realizon (montimin e foto/ video/audio materialeve) dokumentimin vizual (fotografi & video) të aktiviteteve të agjencisë, në bazë të planit dhe kërkesave;
Përgatit komunikata, ftesa,informata, raporte dhe publikime tjerapër publikun dhe pas miratimit të tyre nga mbikëqyrësi dhe menaxhmenti i agjencisë i shpërndan tek mediat e shkruara dhe elektronike;
Ndjek të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e Agjencisë si dhe përgatit materialin për këto ngjarje;
Përgatitë dhe mbikëqyrë materialet për publikime;
Në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Agjencisë përgatit përgjigjet për kërkesat/pyetjet lidhur me aktivitet dhe shërbimet e Agjencisë të pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike, OJQ-të si dhe nga publiku;
Monitoron mediat e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për menaxhementit e lartë të Agjencisë;
Pranon dhe shqyrtonkërkesat për qasjenë dokumentet zyrtaresi dhe kryen të gjithapërgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike;
Në bashkëpunim me udhëheqësin përgatitraportet mujore dhe vjetore për zbatimin e Ligjit për qasje në Dokumente Publike;
Kryen edhe detyra tjeraprofesionale në pajtimme legjislacionin, të cilat mund të kërkohennga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) - Gazetari/Shkenca Komunikimi, Gjuhë dhe Letërsi, Marrëdhënie me Publikun, Marketing.
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së\ Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen