Company
BPB - Banka për Biznes
Categories
Finance and Insurance
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
1878
Zyrtar për siguri dhe shëndet në punë (m/f)
Kompetencat
- Diplomë universitare;
- Përvojë e mëparshme së paku dy vite (2) vite, përvoja në industrinë bankare dhe/apo në fushën e sigurisë dhe video vëzhgimit përbën avantazh;
- Preferohet çertifikim për video vëzhgues (qendër monitoruese);
- Njohuri të mirë në fushën e Teknologjisë Informative;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
- Aftësi të shkëlqyera në organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
- Vetë-motivues dhe i/e shkathët me arritjen e objektivave;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Monitorimi i aktiviteteve në degë, monitorimi i aktiviteteve në mes të Bankës dhe kompanisë së kontraktuar të sigurisë përfshirë edhe Transportin e Parave të gatshme;
- Sigurohet që politikat dhe procedurat e qendrës monitoruese dhe sektorit të sigurisë në tërësi të zbatohen ashtu siç janë paraparë nga menaxheri i sigurisë;
- Monitoron sistemet alarmuese dhe përpilon raporte për avaritë e mundshme;
- Bashkëpunon me Policinë e Kosovës dhe prokurorinë në rast kur kërkohen video për zbulimin e rasteve/incidenteve kritike;
- Monitorimi i aktiviteteve të sigurisë në objekte të Bankës përmes alarmeve kundër thyerjeve, kontrolla dhe monitorimi i aktiviteteve të sigurisë në mes të Bankës dhe kompanisë së kontraktuar për mbarëvajtjen e të gjitha njësive edhe pas orareve të rregullta të punës;
- Përpilimi i raporteve ditore për ngjarjet 24 orësh të ditës;
- Ndihmon përgjegjësin e sigurisë për hartimin e një plani për evakuimin dhe shpëtimin në situata emergjente, të cilin ia bën të ditur të gjithë të punësuarve, si dhe kryen ushtrime praktike, të në përputhje me këtë plan;
- Kujdeset për trajnimin e personave që do të kryejnë evakuimin, shpëtimin, fikjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës së parë, për të punësuarit në subjektin punues;
- Kujdeset që të mbajë kontakte të nevojshme me shërbime të jashtme, sidomos lidhur me ndihmën e parë, kujdesin emergjent mjekësor, shërbime shpëtimi dhe shërbimin e zjarrfikësve;
- Viziton degët dhe nëndegët e bankës dhe kujdeset që masat e sigurisë të jenë të aplikueshme;
- Zbaton rregulloren e Bankës Qendrore lidhur me kërkesat minimale të sigurisë;
- Ndihmon departamentet e tjera në çështjet e hetimeve lidhur me klientët abuziv;
- Monitoron aktivitetet e mashtrimit në bankomatet, që lidhen me çështjet e sigurisë (video vëzhgimi dhe koordinimi me Policinë e Kosovës);
- Komunikon ngushtë me qendrën e monitorimit të kontraktorit, si dhe me kontraktorin e mirëmbajtjes elektronike të sigurisë;
- Raporton për qendrën e video vëzhgimit, koordinon instalimin e kamerave, mirëmbajtjen e shënimeve sipas rregulloreve dhe asiston në përgjigjen e kërkesave për nxjerrje të shënimeve në përputhshmëri me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 23 Gusht, 2022