Konkurs për vend pune
Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.
Pozita 1 : Analist/e Kreditor - Prishtinë
Pozita 2 : Arkatar/e (me kohë të caktuar, zëvendësim) - Rahovec
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 1
- Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
- Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;
Kualifikimet
- Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
- Përvojë e punës në Institucione Financiare;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohja e gjuhës angleze përparësi;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 2
- Prezanton produktet e IFJB Lesna tek klientët.
- Regjistron te gjitha te dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë.
- Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara.
- Regjistron transaksionet në sistem dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
- Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara.
- Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave të degës.
- Raporton tek Menaxheri i Degës për punët dhe aktivitetet ditore.
- Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien dhe arkën.
Kualifikimet
- Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
- Përvojë e punës në Institucione Financiare (e preferueshme);
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Njohuri mbi përdorimin e programeve të Microsoft Office.
Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: info@lesnaif.com , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.
Afati i fundit për aplikim: 25/11/2023