EL – TAXI - KONKURS PUNE
Taxi më i ri në shehër!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë ELEKTRIK!
Prishtinës po i shtohet një kompani që është e përgjegjshme ndaj ambientit, e përgjegjshme dhe profesionale në ofrimin e shërbimit të bartjes së pasagjerëve dhe ofron kushte të mira dhe ambient të këndshëm për punë.
Operatorë/e të qendrës së thirrjeve/bazistë/e (4 vende)
Ju duhet të keni:
- Përvojë paraprake si bazistë/e (është përparësi)
- Sjellje profesionale dhe të jeni komunikativ;
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Njohuri për operim me sistemet e menaxhimit të qendrës së thirrjeve;
- Aftësi të mira për orientimin e shoferëve në lagjet e Prishtinës;
- Aftësi për të menaxhuar fluksin e thirrjeve dhe punën nën presion;
- Disponueshmëri të punoni me orar fleksibil;
- Njohuri bazike të gjuhës angleze.
Ne ju ofrojmë:
- Kontratë afatgjate;
- Orar fleksibil;
- Pagë konkurruese;
- Bonuse në përformancë.
Shofer/e (40 Vende)
Ju duhet të keni:
- Patent shofer (valid) të kategorisë B;
- Përvojë paraprake në vozitje (së paku 2 vite) – preferohet përvoja paraprake në bartjen e pasagjerëve;
- Aftësi për të menaxhuar vozitjen dhe pritjet e gjata në komunikacion;
- Aftësi për të gjetur rrugë alternative që klienti të mbërrij në kohë në destinacionin e tij;
- Disponueshmëri për të punuar me orar fleksibil;
- Njohuri shumë të mira të lagjeve dhe rrugëve të Prishtinës;
- Mosha e preferuar (30 – 55) vite.
Ne ju ofrojmë:
- Kontratë afatgjate;
- Orar fleksibil;
- Pagë konkurruese dhe bonuse mbi mesatare.
Punëtor në autolarje (2 Vende)
Ne ju ofrojmë:
- Ambient të mirë pune;
- Orar fleksibil;
- Pagë konkurruese.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +383 46 222 777 dhe
+383 45 50 70 70 deri në ora 17:00 apo të dërgoni të dhënat tuaja përmes e-mail: eltaxi@mercomcompany.com