Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Menaxheri/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Pozicioni: Kategori Menaxher/e
Departmenti: Komercial
Vendodhja: Prishtinë
Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njeh mirë gamën e produkteve dhe specifikimet e tyre.
- Kryen porositë për produkte tek furnitorë
- Ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit përkatë
- Njeh përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që
- Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes së kompanisë.
- Negocion me firmat korresponduese (furnitorë) mbi çmime speciale, çmime promocion, etj.
- Të zbatoj Targetin e caktuar të Shitjeve, nivelit të stokut të duhur sipas buxhetit.
- Të kujdesët e mban përgjegjësi për artikujt me moshe të vjetër në
- Të krijojë planë marketing dukezbatuar strategji marketingu për linjën e caktuar të produkteve, për maketet dhe segmentet e tregut të reja dhe ekzistuese
- Të bej kërkim tregu duke identifikuar nevojat e tregut.
- Të kryej trajnimet e ndryshme në kuadër të linjës së produkteve qe ka në
Kërkesat:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.
- Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante.
- Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office).
- Njohje shume e mire e Gjuhës Angleze.
- Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, vetë motivuar, dhe komunikativ
- Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion
NEPTUN ju ofron:
- Trajnim i vazhdueshëm
- Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambjent i shkëlqyer pune në zyra moderne
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun-ks.com , ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.