Operator në Makina Prodhuese (3), Ndihmës Operator në Makina Prodhuese (2)
EGI Group Pejë

K O N K U R S P U N E

“ EGI Group sh.p.k “

Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi.Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020-2021 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon në një siperfaqe prej 20 000m2,me mbi 100 punëtorë,12 linja të ndryshme prodhimi me rreth 170 produkte. Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produktet me cilësinë më të lartë ! Ne jemi kompani në rritje dhe në kërkim të njerëzve me vlera dhe me ambicie që duan të rriten profesionalisht dhe të fitojnë.Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni edhe ju për t’u bërë pjesë e ekipit tonë për këto pozita pune:

Pozita të hapura | Vende të lira pune | Lokacioni:

Operator në Makina Prodhuese | 3 | Pejë

Ndihmës Operator në Makina Prodhuese | 2 | Pejë

Kërkesat :

  • Diplome e Shkolles se Mesme (preferohet teknike ose profesionale)
  • Të jetë banor i Komunës së Pejës
  • Preferohet përvojë pune paraprake në këtë fushë
  • Të posedojë patent shoferi

Ju përfitoni

  • Saktësi në pagë
  • Sigurim Shëndetësor dhe aksidental
  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
  • Shujtë ditore

Procesi i Aplikimit:Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni CV-n tuaj në emailin: info@egigroup-ks.com apo duke dërguar CV-në tuaj në zyret EGI Group në Zahaq/Pejë . Konkursi është i hapur nga data:01.03.2023-11.03.2023

Job Information
  • Numri i pozitave:

    5
  • Lokacioni:

    Pejë
  • Kategoritë:

    Logjistike
  • Data e përfundimit:

    11-03-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
TERMOLULI GROUP
1x Serviser për ngrohësit e ujit...

📢 KONKURS PUNE – TERMOLULI GROUPTermoluli ...

6 Ditë Ferizaj
ALUMIL KOSOVO
Logistics manager

Alumil Kosovo, headquartered in Prishtina ...

19 Ditë Fushë Kos...