SHPALLJE PËR VEND PUNE
Titulli i punës: Zyrtar për projekte
Vendi i punës: Pejë
Fillimi i punës: 1 dhjetor 2022
Kohëzgjatja: Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi
Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Syri i Vizionit kërkon të punësojë një zyrtar për projekte dhe profesionist për mbështetje psikosociale - psikolog ose sociologe, në kuadër të projekteve që zbatohen nga Syri i Vizionit.
Zyrtari për projekte do të jetë përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxherin e programit për zhvillimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të programit, takimet me akteret, donatorët dhe përfituesit, raportimin dhe vlerësimin si dhe mbështetjen psiko-socioale.
Përpos punës me stafin e programit, Zyrtari për projekte do të punojë edhe me stafin e organizatës dhe partnerët; do të bëjë plane, analiza e raporte. Ai/ajo do të udhëheqë, këshillojë dhe mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të ekipeve të programit dhe organizatës për të arritur rezultatet e pritura.
FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË:
Zyrtar për projekte
- Punon me menaxherin e programit që të sigurojë zbatimin e Standardeve të Cilësisë të Syri i Vizionit
- Merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet e projektit
- Prezanton projektin tek palët e interesit dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet ku shtrihet projekti
- Punon ngushtë me akterët për t’i identifikuar përfituesit
- Organizon trajnime për përfituesit e projektit
- Përpilon raport për aktivitet dhe për projektet sipas kërkesës
- Ofron mbështetje psiko-sociale për përfituesit
- Komunikon dhe bashkëpunon me stafin drejtues dhe të akterëve të projektit në vlerësimin dhe raportimin e nevojave specifike psiko-sociale dhe edukative të grupeve të interesit
- Identifikon nevojat specifikave psikologjike dhe sociale të pjesëmarrësve në aktivitetet e projektit
- Trajton/ofron mbështetje psikosociale në bazë të nevojave të identifikuara, në bashkëpunim me stafin dhe drejtuesit e programit
- Organizon seanca konsultuese dhe dëgjimore me akterët e projektit, varësisht nga rastet dhe nevojat;
Raportimi
- Punon ngushtë me menaxherin e programit dhe koordinatorët tematikë që të sigurojë përgatitjen me kohë të raporteve të brendshme dhe të jashtme e produkteve përkatëse; vërteton saktësinë, kohën dhe përshtatshmërinë e informacionit.
- Përgatit raportet e konsoliduara vjetore të programit dhe organizon mësim të duhur për të shpërndarë arritjet kryesore dhe mësimet e nxjerra.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare në Psikologji, Sociologji apo në ndonjë drejtim të shkenca shoqërore apo ndonjë fushë përkatëse /Titulli Master është një përparësi
- Përvojë pune përkatëse në një mjedis të OJQ-ve
- Aftësi për të koordinuar punën ndër-drejtori dhe ndër-sektoriale
- Shkathtësi të larta ndër-personale dhe komunikuese
- Shkathtësi të larta lehtësuese dhe prezantuese
- Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi
- Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office]
- Mundësi dhe gatishmëri për të udhëtuar në të gjitha pjesët e vendit
- Përkushtim dhe mirëkuptim për synimet, vlerat dhe parimet e Syri i Vizionit, përfshirë edhe qasjet e bazuara në të drejta
- Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë
- Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake është një përparësi
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale
Preferohet
- Përvojë pune në ndonjë organizate lokale joqeveritare apo të ngjashme
- Patentë shoferi, kategoria B
Mënyra e aplikimit
Aplikacionet në gjuhën shqipe (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 30 nëntor 2022 në formë elektronike në info@syriivizionit.org
Vetëm kandidatët që do të futen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.