MENAXHER/E FINANCIAR/E
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Prishtina Park po kërkon një Menaxher/e të Financave me përvojë dhe integritet të lartë profesional, i/e cili/a do të udhëheqë menaxhimin financiar të parkut dhe do të sigurojë funksionimin efikas dhe të qëndrueshëm të të gjitha proceseve financiare. Ky rol përfshin menaxhimin e buxhetit, monitorimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, përgatitjen e raporteve financiare si dhe garantimin e përputhshmërisë me rregulloret financiare dhe tatimore. Pozita kërkon aftësi të avancuara analitike, përkushtim ndaj saktësisë dhe transparencës, si dhe gatishmëri për të ndihmuar në vendimmarrjen strategjike të parkut përmes analizës financiare. Lokacioni i punës gjatë vitit 2025 do të jetë në Arbëri (Prishtinë), me mundësi zhvendosjeje në të ardhmen tek Prishtina Mall.
Detyrat Kryesore:
Kualifikimet:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivuese përmes emailit në jobs@prishtinapark.com më së largu deri më datën 28 Mars 2025 dhe në “subject” të shkruhet “menaxher/e financiar/e_Emri_Mbiemri”. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Financa, Menaxher/eData e përfundimit:
28-03-2025Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.