Company
Beta Group
Categories
Manager
Number of positions
1
Job location
Lipjan
Views
18675
Beta Group sh.p.k, ju fton të bashkoheni me ekipin tonë të suksesshëm në pozitën e Menaxherit/ës të Klientëve Kyç.
Key Account Manager (m/f)
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Shitja, implementimi dhe vlerësimi i biznes planeve të përbashkëta me klientët për të arritur shitjet e planifikuara, dergesave dhe objektivat që lidhen me pjesën e tregut , te cilat duhet të arrihet nga ekipi i tij dhe / ose kompania në tërësi.
- Iniciativa për të shitur artikuj të rinj për të përmbushur ose tejkaluar objektivat e përcaktuara për prezantimin e këtyre produkteve të reja (shpërndarja).
- Implementimi i çmimeve të rekomanduara të shitjes me pakicë brenda hapesires së specifikuar nga kompania dhe kanali specifik i shitjes
- Zhvillimi dhe aplikimi i merchandisingut krijues. Planet që duhet të përmbushen ose tejkalohen në nivelin e kompanisë / klientit.
- Vlerësimi, monitorimi dhe përmirësimi i prezencës në pika të shitjës.
- Zhvillimi i marrëdhënieve të mira me vendimmarrësit tek klientët.
- Menaxhimi me të gjitha detajet që kanë të bëjnë me biznesin e përditshëm (p.sh. analiza e statistikave te shitjes, planifikimi i vëllimit të shitjeve, kthimet, ndryshimet e çmimeve, çështjet administrative, etj.). Vlerëson efektivitetin e metodave, kostove dhe rezultateve të shitjeve.
- Komunikimi me zinxhirin e furnizimit, kontabilitetit dhe operacionet financiare dhe sektorët e tjerë dhe departamentet brenda kompanisë në lidhje me të gjitha aktivitetet që janë pjesë përbërëse e procesit të shpërndarjes dhe lidhen drejtpërdrejt me funksionimin normal të operacioneve në kanalin KAM: gjendjen e stokut (asortimani i rregullt ose aktivitetet specifike), operarimin e çmimoreve sipas klientëve kryesorë, perpunimin e dokumenteve financiare të mallrave (lëshimi i urdhrave për pergatitjen e kredit notave, zbritjet e pagesave, zbritjet jashte fatures), etj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në fushën e ekonomise apo të përafërt.
- Minimum 3 vite përvojë pune në shitje ne industrinë FMCG, në punë të njëjta ose të ngjashme
- Njohja e gjuhës angleze e detyrueshme.
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike, MS Office
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe nderpersonale;
- Patent shofer të kategorisë B.
Si të Aplikoni
Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të merren në konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@beta-ks.com .
Afati i aplikimit është deri me datën 07 Prill 2023 ora 16:00.