MENAXHER OPERACIONAL
Hr Partners Prishtinë

Hr Partners, per klient të sajë në fushën e retail, shpall konkurs për pozitën:

MENAXHER OPERACIONAL

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Përgjegjësia kryesore e menaxherit operacional të kompanisë është menaxhimi i burimeve dhe aktiviteteve të kompanisë;
  • Regjistrimi dhe analizave e lëvizjeve ditore të arkës, bankës dhe rrjedhjes së cashit;
  • Analiza e shitjeve dhe e blerjeve;
  • Analiza e shpenzimeve dhe propozimi i përmirësimeve përkatëse;
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut. Është përgjegjës për diferencat ne stok në rastet e kontrolleve të ndryshme rutinë, ditore dhe inventarët;
  • Kontroll i përditshëm mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
  • Mirëmbajtja e borderove të stafit dhe përllogaritja e komponentit variabël për secilin punonjës çdo muaj;
  • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja
  • Menaxhimi i kontratave me palët e treta të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Minimumi 3 vjet experience në profile të ngjashme;
  • Eksperiencë të mëparshme në fushën e administrimit dhe menaxhimit te kompanive;
  • Diplomë Universitare në Ekonomik, preferohet profili Menaxhim;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe PowerPoint.
  • Të dijë të përfaqësojë biznesin në marrëdhënie më të tretët;
  • Të ketë aftësi të larta analitike, kontrolluese dhe të dijë të gjenerojë raporte menaxheriale;
  • Të dijë të vlerësojë përformancën financiarë të biznesit dhe të përgjigjet për të përpara Investitorit;
  • Të jetë i vetë motivuar dhe i aftë të drejtojë stafin;
  • Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu,

Konkursi është i hapur deri më: 18.12.2023

Ju mirëpresim!

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Menaxher/e
  • Data e përfundimit:

    18-12-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Petrol Company
Menaxher/e i/e Departamentit të ...

Email: resurset.humane@petrolcompany.biz

Mbyllet sot Fushë Kos...
Unicron Shpk
Inxhinier i prodhimit, Inxhiner ...

Pozita : Inxhinier i prodhimitKompania ‘’U...

13 Ditë Pejë
Viva Fresh Store
Menaxher/e Marketi, Zv.Menaxher/...

Linku per aplikim: https://vivafresh-rks.c...

12 Ditë Gjilan