AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri dëshiron të mirëpres një punonjës energjik dhe të vendosur, drejtues të aftë që i sheh sfidat si mundësi për pozicionin e Menaxherit te Shitjes.
Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:
Drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet e zonës/skuadrës, me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilesorë të miratuara.
Përgjegjes për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës shitëse.
Përgjegjës për implementimin e projekteve në kanalet Tregun Tradicional.
Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg
Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë.
Kërkesat:
Arsimi i lartë, diploma pasuniversitare përbën avantazh.
Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në sektorin FMCG është avantazh).
2 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh.
Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.