Shpall
K O N K U R S
për plotësimin e vendeve të lira të punës
Gazetar 2 / Redaksia në gjuhën serbe / RTK 2 - TV 2 pozita (Nr. 1027)
Detyrat
- Shkruan dhe përgatit lajme tpër transmetim;
- Prodhon kronika duke shfrytëzuar teknikën prodhuese përkatëse;
- Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
- Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
- Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
- Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
- Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
- Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;
- Mban kontakte të rregullta me palë për të siguruar informata të nevojshme për lajme;
- Prodhon, monton dhe dërgon lajme me teknologji të re smart.
Kushtet
- Kualifikimi superior profesional;
- Së paku gjashtë muaj përvojë pune në punë të ngjashme;
- Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
- Njohuri e punës në kompjuter;
- Kategoria “B” e vozitjes;
- Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
- Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
- Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
- Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
- Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.
Montazher 2 / Njësia e montazhes / TV produksioni / RTK 2 – TV 1 pozitë(Nr. 1517)
Detyrat
- Operon me montazhat lineare dhe jolineare (kompjuterike);
- Duhet të jetë kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve;
- Video materiali i montuar ose i përpunuar (post-produksion) duhet t''i plotësojë të gjitha standardet profesionale në aspektin teknik dhe artistk;
- Bashkëpunon ngushtë me regjisorin (realizatorin), producentin ose autorin e emisionit përkatës;
- Ndërmerr masa për mirëmbajtje në kohë të pajisjeve.
Kushtet
- Kualifikim të mesëm profesional;
- Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
- Njohja e programeve aplikative për montazhat jo lineare;
- Njohuri punës me kompjuter;
- Njohuri pune e gjuhës angleze;
- Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
- Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
- Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
- Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
- Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.
Për këto vende të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej tre muajve.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- një CV;
- dëshmitë e kualifikimit të noterizuara;
- certifikatë e lindjes;
- një kopje të letërnjoftimit;
- një letër motivuese;
- dy referenca;
- dëshmi të përvojës;
- dëshmi nga Gjykata që nuk janë dënuar me vendim të plotëfuqishem për vepër penale të dënueshme më shum se gjashtë muaj (të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit);
- aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së: https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02- 05/231.doc
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës: konkurs@rtklive.com, prej 20.10.2022 deri më 03.11.2022 në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të merren në konsiderim.