Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.
JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Prizren per pozicionet Sistemues/Sektorist dhe Arketare:
Pozicioni: Sistemues/Sektorist
Departamenti: Operacione
Vendodhja: Prizren
PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
- Nje Sistemues eshte pergjegjes per sistemimin e produkteve ne vendet perkatese sipas standarteve te vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme dhe eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere.Asiston ne shitjen e produkteve sipas kerkeses se klientit duke ju permbajtur standartit te sherbimit ndaj klientit me nje cilesi te shkelqyer komunikimi.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban paster dhe te rregullt departamentin perkates dhe me gjere ne rast te kerkeses nga menaxhimi;
- Sistemon produktet ne raftet dhe ne ishuj ne menyre te vazhdueshme ne fillim te turnit dhe ne vijim sipas politikes merchandising te kompanise, duke punuar ne koordinim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
- Ben mbushjen e dyqanit sipas kerkesave dhe porosive te bera nga supervizori duke asistuar ne te gjitha proceset e punes. (marrja e produkteve, dergesa per salle, sistemimi);
- Perkujdeset qe produktet te jene te ekspozuara sipas standarteve te kompanise ku perfshihet reklamimi, cmimi dhe sasia;
- Njeh me se miri produktet e departamentit perkates duke pershire shumellojshmerine, sasine, dhe vetite e tyre;
- Ndihmon ne mbledhjen dhe stokimin e produkteve me kod sezonal gjate mbylljes se tyre dhe perkujdeset qe stokimi te jete korrekt;
- Informon klientin mbi produktin me vetite dhe cilesite e produktit bazuar ne kerkesen e tij;
- Sillet situativ ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
- Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit te ndodhura nga pakujdesia;
- Shoqeron klientin deri ne vendodhjen e produktit ne rast te kerkeses nga ana e klientit dhe asiston ne shitjen e produktit;
- Identifikon nevojat e klienteve ne menyre qe te plotesoje kerkesat/ nevojat duke i lene ata te kenaqur.
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ose incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
- Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
- Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
- Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
- Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
- Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
- Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KERKESAT:
- Arsim i mesem ose i larte
- Te pakten nje vit pervoje ne shitje
- Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
- Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.
AFTESI:
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
- Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre, si dhe per tja shpjeguar keto klientit dhe te tjereve;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
- Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pozicioni: Arkatare
Departamenti: Arka
Vendodhja: Prizren
PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
- Nje arketare eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit . Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu pergjegjese per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin e ushqimores prane arkave dhe ate te blerjeve impulsive;
- Mban Arken te sigurte , e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
- Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
- Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje nga ato;
- Kalon dhe kontrollon cdo produkt qe kalon mbi arken;
- Komunikon qarte dhe sakte cmimin e produktit konsumatorit;
- Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi;
- Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore ne rastet kur kerkohet,
- Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
- Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
- Gjen barkoded e artikujve qe sjell klienti pa barkod duke bashkepunuar me koleget e tij / saj pa merzitur klientin dhe duke ofruar sherbim te shpejte dhe te sakte;
- Informon me miresjellje klientet qe qeset e JUMBO jane me pagese duke shmangur keqkuptimet, dhe duke i dhene arsyet perkatese,
- Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale nese ka
- Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te dyqanit;
- Miremban produketet e departamentit ne menyre strikte duke respektuar te gjitha rregullat dhe procedurat e kompanise;
- Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme
- Informon supervizorin e arkave / menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
- Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
- Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
- Asiston ne trajnimin e arketareve te rinje;
- Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
- Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
- Mirepret klientet me miresjellje ne piken e informacionit dhe i merr qeset dhe i vendos ne raftet me numra, dhe po ashtu i percjell ata me miresjellje dhe duke i pershendetur i pari kur i rikthen qeset apo cantat e tyre.
- Informon klientet per rregulloren e qeseve qe nuk mund te mbahen ne market duke ju drejtuar atyre sipas rregulloreve te brendshme te miresjelljes.
- Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar te supervizori i arkes/ menaxheri i dyqanit
- Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
- Ne perfundim te turnit ben mbylljen e arkes dhe dorezimin e parave prane arkes qendrore;
- Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.
KERKESAT:
- Arsim i mesem ose i larte
- Te pakten nje vit pervoje pune ne arke
- Njohja e paketes MS Office
AFTESI:
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne email adresen:
hr@jumbo-ks.com
apo aplikoni online permes linkut:
https://docs.google.com/forms/d/1MxXaZ3HoMIJ2OgR9oA-SYSwssPNB4Ngzcpci5SEoLLw/edit
Afati i dorezimit: 10/08/2022
SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.