Roje i Transportit të Parave të Gatshme dhe Teknik për mirëmbajtje/servisim të bankomatëve (ATM)
Roje i Transportit të Parave të Gatshme
Vendndodhja:
Prishtinë
Rreth nesh:
Besa Security është kompania më e madhe e sigurisë, e themeluar në vitin 2003, e njohur për përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në ofrimin e zgjidhjeve të nivelit të lartë të sigurisë.
Përgjegjësitë:
Transporti i mallit me vlerë në mënyrë të sigurt, duke përfshirë para dhe asete të tjera, nëpër vende të ndryshme.
Duhet të mbahet një nivel i lartë vigjilence për të parandaluar kërcënimet e mundshme gjatë kryerjes së detyrës.
Bashkëpunimi me anëtarët e ekipit për të ekzekutuar operacione tranziti efikase dhe të sigurta.
Plotësimi në raporte të detajuara për çdo operacion tranziti, duke dokumentuar çdo incident apo parregullsi.
Kryerja e inspektime rutinë dhe kontrolle të mirëmbajtjes në automjetet dhe pajisjet TPG-së.
Respektimi të gjitha kërkesave, rregulloreve dhe politikave të kompanisë në lidhje me trajtimin e parave të gatshme dhe procedurat e tranzitit.
Kualifikimet:
Përvoja në TPG ose në një fushë të ngjashme (konsiderohet përparësi);
Posedimi i patentë shoferit i detyrueshëm;
Njohuri të shkëlqyera të protokolleve dhe procedurave të sigurisë;
Përshtatshmëri e fortë fizike dhe aftësi për të trajtuar situata potencialisht sfiduese;
Aftësi për të punuar me orar fleksibël, duke përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.
Komunikimi efektiv dhe aftësitë ndërpersonale;
Niveli i lartë i integritetit dhe besueshmërisë.
Çfare ne ofrojmë:
Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
Mundësi për të punuar me teknologjinë më të fundit të sigurisë.
Një mjedis pune mbështetës dhe bashkëpunues.
Mundësi rritjeje dhe zhvillimi profesional.
Bërja e ndryshimit duke kontribuar për një komunitet më të sigurt.
Nëse jeni gati të kontribuoni në misionin tonë të sigurisë, dërgoni CV-në tuaj duke shpjeguar pse jeni i përshtatshëm për këtë pozitë.
Aplikimi mund të bëhet deri me datë 07.06.2025, ora 16:00.
Nëpërmjet dërgimit të CV-së në email hr@besasecurity.com, si dhe fizikisht në zyret tona;Telefoni kontaktues: 049/964/624, 049/481-577,048/545-025.