UDHËHEQËS I SHITJES / DIVIZIONAR
Migros Group Prishtinë

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë personal dinamik, ambicioz dhe inovator.

Migros Group shpall konkurs:

UDHËHEQËS I SHITJES / DIVIZIONAR

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon planin vjetor të shitjes dhe kontrollon në mënyrë te vazhdueshme zbatimin e tij;
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët e jashtëm;
  • Vendos objektiva të qarta për ekipen dhe i vlerëson në baza mujore/tremujore/vjetor;
  • Menaxhon ekipën e shitjes, duke përfshirë trajnimin, mbikëqyrjen dhe motivimin e tyre për të përmirësuar performancën;
  • Analizon tregun dhe konkurencës për të përcaktuar trende dhe strategji të reja të shitjes;
  • Menaxhon në mënyrë të vazhdushme të gjitha proceset e shitjes brenda kompanisë;
  • Krijon dhe zhvillon marrëdhënieve afatgjata me klientët;
  • Negocion planin mujor/tremujor/vjetor të biznesit për rrjetin apo klientët e caktuar etj.

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë udhëheqëse;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@migros-group.com .

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Shitje
  • Data e përfundimit:

    03-03-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

MEDRUPLAST
Operator Makine - Punëtorë në re...

Operator Makine - Punëtorë në repartin e p...

20 Ditë Obiliq
Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

1 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

5 Ditë Prishtinë