Company
KEDS Energy
Categories
Public Institutions
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
16087
Roli: Kontabilist/e
Departamenti: Kontabilitet, Kontroll dhe Raportime
Data e mbylljes: 2023-02-15
Data e postimit: 2023-02-02
Lloji i punës: Orar i plotë
Niveli i eksperiencës: Niveli i ri
Numri i pozitave të lira: 1
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2023-02-02 shpall vend të lirë pune për këtë pozicion:
Kontabilist/e
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Implementon dhe zbaton standardet dhe rregullat financiare për llogaritë e pagueshme, mjetet themelore dhe invetarin;
- Mban evidenca analitike dhe kontabël të llogarive të pagueshme, mjeteve themelore dhe inventarit;
- Respekton dhe zbaton procedurat dhe proceset për regjistrimin e faturave;
- Kryen barazimin e regjistrimeve vjetore me komisione rreth regjistrimeve fizike;
- Përcjell dhe kujdeset që dokumentacioni të jetë i kompletuar;
- Tregon fleksibilitet për punë ekipore dhe për detyrat që lidhen me pozitën direkt dhe indirekt;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit.
Kërkesat dhe kualifikimet :
- Diplomë e shkollës së mesme Ekonomike, Drejtimi: Kontabilitet apo Financa;
- Të ketë eksperiencë pune 1 - 2 vite në fushat përkatëse;
- Aftësi të mira në paketën e MS Office;
- Respekton konfidencialitetin e informatave për punën që bën;
- Aftësi të shkëlqyera organizuese, analitike dhe komunikatave.
Si të aplikoni ?
- Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
- Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
- Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- - CV-në;
- - Diplomën e kualifikimit;
- - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
- KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.