SHPALLJE PËR VEND PUNE
OJQ "Zëri I Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat I suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:
Pozita: Inxhinier i ndërtimtarisë
Vendi: Prishtinë
Orari: I plotë
______________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgaditje të Paramasave dhe Parallogarive për modelet arkitektonike për pilotimin e ndërtesave të cilat janë pjesë e komponentës së transformimit të vendbanimeve;
- Monitorimin e progresit të punimeve dhe përpillimin e raporteve për statusin e projekteve;
- Trajtimin, analizimin dhe vlerësimin e strukturave të materialeve që rezultojnë në përdorimin e tyre për pilotimin e projektit;
- Vlerësimin e rreziqeve, materialeve dhe kostot e mundshme për pilotimin e projektit;
- Identifikimin e problemeve/mangësive të shfaqura në teren dhe jep këshilla, sygjerime profesionale për zgjidhjen e tyre;
- Identifikimin e kompanive private ndërtimore dhe arritjen e marrëveshjes për trajnimin e punëtorëve ashkali, rom dhe egjiptian;
- Identifikimin e grupeve ndërtimore apo personave fizik nga radhët e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom të interesuar për trajnim në fushën e ndërtimtarisë;
- Mbajtjen e kontakteve te rregullta me grupet ndërtimore të komunteteve rom, ashkali, egjiptian dhe kompanitë e ndërtimit, monitorimin e procesit të trajnimit, jep sygjerimet profesionale dhe raporton për respektim të marrëveshjes;
- Asistimin e menaxherit të banimit për kompletimin e raporteve;
- Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata partnere, bashkepunëtore, donatorë, përfitues si dhe me institucione publike.
- Kontribuon në ngritjen e vizibilitetit të arritjeve të projektit, mbështetë dhe përdorë mekanizmat për shkëmbimin e informatave, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në nivel lokal dhe rajonal.
- Të kryejë punën e tij në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të miresjelljes;
- Të përfaqësojë organizatën në ngjarje publike, konferenca, takime si dhe në media;
- Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punes se organizates,
Kualifikimi i vlerësimit
- Diplomë universitare (fakulteti ndërtimtarisë),
- Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta,
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit,
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave,
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim,
- Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit,
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit,
- Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve,
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)
Dokumentacioni i Kerkuar
Të gjithë aplikuesit e interesuar, të dërgojnë këto dokumente:
- Diplomën universitare;
- CV-në;
- Rekomandime;
- Dëshmitë nga përvojat paraprake të punëve të kryera,
- Certifikatat e trajnimeve të mbajtura në fushat e lartëcekura.
Dispozitat përfundimtare
OJQ "Zëri I Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Ne i inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: info@vorae.org
Mos dorëzimi i plotë i dokumentacionit rezulton në mos pranimin e aplikacionit.
Për më shumë informata, ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.
Afati I fundit për aplikimi është deri më datën 04.08.2023 në ora 16:00