Company
KEDS Energy
Categories
Engineering
Number of positions
7
Job location
All cities
Views
1051
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i sistemit të operimit më datë 16-11-2023 shpall konkurs pune:
Teknik i Elektroteknikës
Departamenti i sistemit të operimit • Në të gjitha qytetet
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Monton, instalon, teston dhe riparon rrjetin elektrik të TM dhe TU, linjat 35kV, 10(20), 6 kV dhe 0.4 kV, NS 35/10 kV dhe NS 10(20)/0.4 kV), pajisjet, aparaturat, materialet;
- Përcakton prishjet në rrjetin elektrik të distribucionit, stabilimente dhe komponentë, duke përdorur pajisjet për testim dhe mjete dore, për të gjetur shkakun e prishjes dhe për të bërë evitimin e prishjes;
- Inspekton rrjetin elektrik, stabilimentet, pajisjet dhe elementet e tjera të sistemit për identifikim të rreziqeve, defekteve, dhe nevojën për rregullim apo riparim, në pajtueshmëri me kodin e rrjetit;
- Operon me pajisje të tensionit të mesëm, si: ndërprerës të fuqisë, ndarës, transformator, etj;
- Teston elementet e sistemit, përmes pajisjeve testuese të përshtatshme për siguri sipas udhëzimeve;
- Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të TM dhe TU;
- Përdorë pajisjen e dorës (HHU), teknologjinë dhe/ose pajisjet tjera të ngjashme siç është i trajnuar;
- Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për çdo nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës, përdorimin e etiketave të nevojshme;
- Shfrytëzon çdoherë pajisjet për mbrojtje në punë;
- Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga udhëheqësi.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkollë e mesme Teknike, drejtimet: Elektroenergjetikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme;
- Përdorim elementar i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter);
- Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
- Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.