Zv. Udhëheqës i Departamentit të Teknologjisë Informative (m/f)

Pozita:

Zv. Udhëheqës i Departamentit të Teknologjisë Informative (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

15/09/2022

Apliko online

Zv. Udhëheqës i Departamentit të Teknologjisë Informative (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, ose fusha të ngjashme;
  • Çertifikime në fushën e TI-së, përbën avantazh;
  • Minimum shtatë (7) vite përvojë pune në fushën e TI-së, dhe përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
  • Minimum tre (3) vite përvojë pune të udhëheqjes/ menaxhimit;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Kërkohet Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për të menaxhuar administrimin e bazës së të dhënave, mbështetjen e aplikacioneve dhe ekipet e zhvillimit të softuerit;
  • Monitorimi i sistemeve të bazës së të dhënave, sigurimi i përdorimit optimal të burimeve në sistemet përkatëse;
  • Monitorimin e vazhdueshëm të performancës së aplikacioneve nën përgjegjësinë e saj/tij;
  • Sigurimi që sistemet janë të përditësuara, planifikimi dhe ekzekutimi i përmirësimeve të nevojshme në sisteme;
  • Ndjek zhvillimet globale të lidhura me sigurinë e informacionit, duke siguruar eliminimin në kohë të dobësive të identifikuara;
  • Kuptimi i kërkesave të vazhdimësisë së biznesit dhe zbatimi i mjeteve dhe zgjidhjeve të nevojshme në bankë;
  • Menaxhimi i procesit të “backup”;
  • Sigurohet se proceset janë në pajtueshmëri me rregulloret lokale dhe standardet ndërkombëtare;
  • Udhëheqja e ekipit për të siguruar performancën më të mirë dhe motivim të lartë;
  • Zhvillimi i aftësive të anëtarëve të ekipit, identifikimi i nevojave për trajnim;
  • Siguron dokumentacion të mjaftueshëm në fushat e tij/saj përgjegjëse;
  • Bërja e hulumtimeve dhe propozimi i zgjidhjeve efikase dhe praktike më të mira;
  • Vendosja e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë me ekipet e TI-së dhe departamentet e tjera;
  • Përfshirja në takimet e TI-së dhe marrja e rolit në takimet me menaxhmentin e lartë;
  • Kryen detyra tjera në përputhje me nevojat e bankës dhe kërkesat e menaxhmentit ekzekutiv apo mbikëqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 15 shtator 2022.          

Apliko online

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Financa
  • Përvojë:

    labels.3_5_experoence
  • Kualifikim:

    Bachelor
  • Data e përfundimit:

    15-09-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
Gusto Cafe
Financier/e, Përgjegjës/e Ndërri...

Gusto Café - Shpall konkurs pune në këto P...

12 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...