Company
NELT LLC
Categories
Human Resources
Number of positions
1
Job location
Lipjan
Views
2003
Zyrtare për Burime Njerëzore dhe Administratë
Detyra dhe Përgjegjësi
- Përgatit punonjësit për pozitat duke krijuar dhe kryer orientimin dhe programet e trajnimit;
- Siguron pajtueshmërinë ligjore duke monitoruar dhe zbatuar kërkesat e zbatueshme të burimeve njerëzore;
- Mirëmbajtja e udhëzimeve duke përgatitur, përditësuar dhe rekomanduar politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore;
- Mirëmbajtja e të dhënave historike të burimeve njerëzore duke hartuar një sistem arkivimi dhe rikthimi; Duke mbajtur të kaluarën dhe të dhënat aktuale;
- Mbanë të dhënat e punënonjësve – Dokumentacionin dhe informatat e nevojshme për punësim.
- Përditëson bazën e të dhënave të burimeve njerëzore (p.sh. punësimet e reja, ndërprerjet, pushimet vjetore dhe pushimet mjekësore).
- Ndihmon në përgatitjen e listës së pagave duke ofruar të dhëna përkatëse, si mungesat, bonuset dhe pushimet.
- Koordinon projektet e BNJ, takime dhe seminare trajnime.
- Bashkëpunon me faqet rekrutuese për të postuar reklama pune në faqet e karrierës dhe për të përpunuar CV-të hyrëse;
- Përgatit raporte dhe prezantime për komunikimet e brendshme;
- Ruan dhe mirëmban kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të kompanisë në përgjithësi, duke përfshirë por pa u kufizuar, Kontratat e Brendshme, të Jashtme (me furnitorë apo me prodhues, etj.), Autorizimet, Dokumentacionet e Automjeteve te Kompanise, etj.
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikqyrësin si dhe ndihmon në zgjedhjën e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
- Ndihmon në Planifikimin dhe Koordinimin e takimeve dhe aranzhimeve të udhëtimeve për Menaxherë;
- Mirëmbanë furnizimet e zyrës për departamentet; Menaxhon objektivat administrative financiare duke përgatitur një buxhet vjetor; caktimin e shpenzimeve;
- Pranon dhe menaxhon shpenzimet dhe faturat ditore nga jashtë dhe dorëzon ato tek departamenti përgjegjës;
- Bënë mikpritjën, përcjelljën dhe ofron mbështetje të përgjithshme për vizitorët;
- Kryen dokumentacionin dhe autorizimet e automjeteve për punonjësit;
Detyra dhe Përgjegjësi të përgjithshme
- Përgjegjës/e për burimet e kompanisë që janë besuar atij/saj për përdorim;
- Përgjegjës/e për punën e bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë;
- Përgjegjës/e për mbajtjen e një niveli të lartë të bashkëpunimit me departamentet e tjera në kompani;
- Përgjegjës/e për sjelljet brenda kompanisë dhe jashtë saj në përputhje me vlerat e kompanisë;
- Zbaton rregullat e sigurimit teknik, higjienës, mbrojtjës së mjedisit;
- Takime operacionale me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë me qëllim të raportimit mbi zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve brenda juridiksionit; Njohjen dhe Futjen e proceseve të reja, dhe rregullimin e kerkesave tjera.
- Kryen detyra tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë në departamentin perkatës sipas kompetencave dhe relacionit të punës të cilit i përket.
Kushtet themelore:
- Diplomë universitare
- Të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
- Njohuria e gjuhes Serbe eshte e domosdoshme
- Njohuria e gjuhes Angleze eshte e deshirueshme
- Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Shfletues Interneti)
- Patentë Shoferi
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.com