Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
Letërmotivimin;
CV Personale ;
Dokumnet identifikimi;
Kopjet e dëshmisë së punësimit;
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):
Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore
Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar për punëtore teknike:
Shkolla e mesme
Shkolla fillore
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën punëtore teknike
Pastrimi dhe mirëmbajtja e higjienës në Institucionin ParashkollorOJQ "Botanika “.
Pastrimin i të gjitha lokaleve të Institucionin ParashkollorOJQ "Botanika”, paisjeve si dhe objekteve përcjellëse.
Mirëmban ambientet brenda objektit të Institucionit ParashkollorOJQ "Botanika"(korridore, tualetet, zyre, dritare, dyer etj).
Mirëmban dhe pastron klasat (xhama, dysheme, tavolina, karrige) së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
Pastron setin e fjetjes së çdo krevati (qarqafët) dhe hekuros së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
Punët si hekurosja të organizohen kur fëmijët janë në gjumë dhe nuk pengon procesin.
Mbledh, pastron dhe i kthen në vende peshqirët dhe pajisjet tjera të ngjashme të higjienës personale;
Përgatitë kërkesën për nevojat e mjeteve higjienike (pajisje, tretësira te ndryshme, shampone/detergjente).
Siguron që detergjentet dhe mjetet higjienike janë në vend të përshtatshëm, ku fëmijët kanë çasje.
Detergjentet me aromë të padurueshme apo/dhe të rrezikshëm (domestos, thartirë) të përdoren vetëm kur fëmijët nuk ndodhen në kopsht.
Mirërnban hyrjen e kopshtit, paradhomën e pranim-dorëzimit;
Pastrimi dhe mirëmbajtja e oborrit të Institucionit ParashkollorOJQ " Botanika "
Mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit të Institucionit ParashkollorOJQ " Botanika".
Respektimin e afateve të caktuara nga Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ", Këshillit të Prindërve dhe ato zyrtare;
Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika " që burojnë nga akte të tjera normative dhe rregullore të brendshme e që lidhen me misionin dhe qëllimin e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ".
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej datës 22.10.2024 - 05.11. 2024. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në Mati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: kopshti.botanikaa@gmail.com .
Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.