Orbico është distributori kryesor në Evropën Juglindore, një kompani rajonale që operon në 20 shtete. Ne kemi më shumë se 7500 punonjës dhe menaxhojmë më shumë se 200 brende globale dhe lokale. Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë, ne jemi në kërkim të kandidatëve entuziastë, të besueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve për pozicionin:
Menaxher/e e dyqanit/shitjes në dyqanin FABU
(Ky pozicion është me kohë të plotë)
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi bashkëpunimi në ekip
- Aftësia për të zgjedhur problemet
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e detyrueshme), serbo-kroate (opsionale)
- Përvojë pune në shitje dhe aktivitete promocionale min. 3 vjet në fushën e menaxhimit
- Aftësi bazë kompjuterike (Excel, Word, PowerPoint)
- Të ketë aftësi inovative, krijuese dhe në mediat sociale
- Leje drejtimi e kategorisë B (opsionale)
Përfitimet e kandidatëve:
- Trajnim dhe mbështetje fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Paga konkurruese sipas rezultateve tuaja
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Njohuri dhe aplikim të teknikave dhe aftësive të shitjes së mallrave
- Njohuri dhe aplikim të teknikave dhe aftësive të make up-it (posedimi i të gjitha certifikatave të nevojshme)
- Njohuri për mbajtjen e mallrave dhe porositjen e mallrave
- Vlerësimi dhe aplikimi i aftësive dhe njohurive organizative, drejtuese dhe menaxheriale
- Aftësia për të marrë vendime të pavarura dhe për t'iu qasur në mënyrë aktive punës
- Monitorim i vazhdueshëm i punës ekipore dhe pjesëmarrje aktive në zhvillimin e ekipit
- Adoptimin dhe ndarjen e informacionit me anëtarët e ekipit, në kohë dhe në mënyrë të qartë
- Marrëdhënie të mira me kolegët
- Zbatimin e planeve mujore, gjashtëmujore dhe vjetore të shitjeve
- Gjetja dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira biznesi me klientët
- Përfshirje në gjetjen e vazhdueshme të mënyrave të mundshme për të përmirësuar më tej shitjet;
- Përgjegjësia për monitorimin e niveleve të inventarit të artikujve të shitjeve dhe materialeve promovuese (për të siguruar raportet optimale të shitjeve), përgjegjësia për ndjekjen e inventarit deri në datën e skadimit
- Kontrollon kostot dhe planifikon përdorimin efikas të të gjitha burimeve (njerëzore dhe materiale)
- Organizon të gjitha aktivitetet promovuese
- Bashkëpunon me sektorin e burimeve njerëzore për të gjitha problemet që lidhen me punonjësit
Ne dëshirojmë të plotësojmë pozicionet sa më shpejt të jetë e mundur.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 18.01.2023, ndërsa afati i fundit për pranimin e aplikimeve është 01.02.2023.
Inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këtë pozicion të dërgojnë një CV dhe letër motivuese jo më vonë se data 01.02.2023 në adresën: info.ks@orbico.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në konfidencë të plotë.