Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit
Institucioni : Komuna Suharekë
Nr. i Referencës : RN00011677
Kodi: RPC0005288
Data e njoftimit: 18.05.2023
Afati për aplikim : 08.06.2023 - 22.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjeter profesional për ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e përkthimit;
Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore shqip-serbisht dhe anasjelltas për stafin e Komunës dhe në Kuvend gjatë takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj;
Bën përkthimin shqip-serbisht dhe anasjelltas me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: rregulloret, broshurat, raportet e mediave,komunikatat për shtyp,etj;
Përkthen nga gjuha shqipe- në gjuhën serbe dhe anasjelltas shkresat, dokumentet e ndryshme tëKomunës dhe Kuvendit;
Bën përkthim/interpretimin simulant shqip-serbisht dhe anasjelltas në takimet zyrtare, konferenca, seminare e të ngjashme;
Mban bazën e të dhënave të informacioneve lidhur me përkthimet e bëra të të gjitha dokumenteve;
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në Drejtimeve Shoqërore. (Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHT-i).
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004737
RN000110 89
Zyrtar për Përkthime
Profesional 2
GJ36 - 4.95
Komuna
Suharekë
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme / Zyrtar për Përkthime
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Udhëzim për aplikim;
Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës https://konkursi.rks- gov.net/
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen