Inxhinier/e i Ndërtimtarisë

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Ndërtimtarisë 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Berlin, Gjermani

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe Planifikimi: Përgatitja e planifikimeve dhe dizajneve të ndërtimeve sipas standardeve teknike dhe ligjore gjermane.
  • Kontrolli i Cilësisë/Statikës: Sigurimi i cilësisë së lartë të materialeve dhe punimeve gjatë gjithë fazave të projektit.
  • Menaxhimi i Projektit: Koordinimi i ekipeve dhe burimeve për të siguruar përmbushjen e afateve të projektit dhe buxhetit.
  • Monitorimi i Ndërtimit: Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për të siguruar që puna të përputhet me planifikimet dhe specifikimet.
  • Menaxhimi i Rrezikut: Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të mundshme gjatë procesit të ndërtimit.
  • Punë me Përfaqësuesit e Zyrave Zyrtare: Komunikimi dhe koordinimi me autoritetet vendore dhe zyrtarët e ndërtimit për miratimin e planifikimeve dhe dokumenteve.
  • Siguria në Punë: Sigurimi që të gjitha aktivitetet ndërtimore të respektojnë standardet e sigurisë në punë.
  • Raportimi dhe Dokumentimi: Ruajtja e regjistrave dhe dokumentacionit të plotë të projektit për nevojat e kontrollit dhe raportimit.
  • Bashkëpunimi Ndërkombëtar: bashkëveprimi me kontraktorët dhe inxhinierët e tjerë për të koordinuar veprimet dhe për të zgjidhur çështje të ndryshme gjatë procesit të ndërtimit.Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë;
  • Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
  • Njohja e Gjuhës Gjermane;
  • Njohja e ligjeve Gjermane;
  • Normativat, standardet dhe dispozitat e Gjermanisë;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuara janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Maj 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Berlin
  • Kategoritë:

    Inxhinieri
  • Data e përfundimit:

    15-05-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

EUROMETAL SH.P.K.
Inxhinier i Ndërtimtarisë (2)

Kompania EUROMETAL SH.P.K shpallë konkurs ...

1 Ditë Ferizaj
Unicron Shpk
Inxhinier i prodhimit, Inxhiner ...

Pozita : Inxhinier i prodhimitKompania ‘’U...

13 Ditë Pejë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

7 Ditë Fushë Kos...