Ne bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Dragash shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të Përgjithshëm të Mjedisit
Institucioni : Komuna Dragash
Nr. i Referencës: RN00011667
Kodi : RPC0005278
Data e njoftimit: 16.05.2023
Afati për aplikim: 06.06.2023 - 13.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
Planifikon dhe propozon, masa dhe aktivitete si dhe siguron zbatimin e tyre me qëllim të avancimit të punës dhe efikasitetit për procesin e mbrojtjes së mjedisit;
Kujdeset për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit dhe dheut, inspektimin e mbeturinave e materieve të rrezikshme që shkaktohet nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale;
Se bashku me zyrtarin per Menagjim të Mbeturinave dhe Inspektorin Komunal,monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, përfshirë menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit;
Bën hulumtime dhe analiza për mungesën e menaxhimit dhe te eksploatimit të resurseve natyrore dhe shqyrton rezultatet e hulumtimeve, të përmbajtjeve, analizave lidhur me gjendjen e mjedisit;
Merr pjesë në planifikimin lokal të mjedisit, masave për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës dhe trafikut;
Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Bujqësis apo I veterinaris
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës,E deshmuar me trust pensional dhe vertetim nga institucioni I punesimit
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0003650
RN000099 36
Zyrtar përMbrojte të Mjedisit
Profesional 2
7
Komuna Dragash
Drejtoria per Urb.Kad,Gjeod. Pr. dhe Mbrojtje të Mjedisit / komunadragash
1
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore(diploma e shkolles se mesme dhe e fakultetit)
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Certifikata nga gjykatase nuk eshte i denuar me vendim te formes se prer
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:
Njohuri lidhur me ligjet dhe akteve nënligjore të aplikueshme që lidhen me vendin e punës; ·
Njohuri të përgjithshme për sektorin e mbrojtjes se mjedisit; ·
Njohuri lidhur me procedurat standardeadministrative/teknike;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access)
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen