Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat:
- Menaxher i shitjes (1 Pozitë):
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendeve për tregun e Kosovës në koordinim me prodhuesit;
- Përcakton planet dhe objektivat për brendet që përfaqësojnë si dhe kanalet e shitjes;
- Përcakton aspektin strategjik të aktiviteteve të marketingut të brendeve dhe të artikujve në veçanti;
- Përgjegjës për monitorimin e arritjes së planeve të shitjes dhe objektivave nga SPV;
- Përgjegjës për vlerësimin e performancës së SPV që i ka nën mbikëqyrje;
- Në koordinim me Departamentin e Marketingut përcakton aktivitetet mujore të marketingut;
- Mbikëqyr aplikimin e kontratave vjetore nga blerësit;
- Përgatit planin për lansimin e brendeve të reja, harton strategjinë zhvillimore për këto brende (planin e shitjes, objektivat, mënyrën e lansimit, aktivitetet që duhet të ndërmerren, etj.);
- Formon, trajnon dhe përgatit ekipin për punën me brende të reja;
- Përpilon planet dhe aktivitete të detajuara për shitje në periudha të veçanta kohore (p.sh.: periudha e fundvitit, festa e ndryshme, etj.);
- Mbikëqyr dhe mban nën kontroll pjesën e pagesave nga blerësit (limitet , afatet e pagesave, etj.);
- Aprovon dhe mbikëqyr aktivitetet e marketingut (mbarëvajtjen e tyre, efektet, arsyeshmërinë);
- Mban nën kontroll stoqet e brendeve dhe afatet e produkteve në treg;
- Prezanton dhe përfaqëson Korporatën në nivele të ndryshme te përfaqësimeve (me prodhues të ndryshëm po ashtu edhe me partner të brendshëm);
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet shkollim i lartë/diplomë;
- Aftësi planifikuese;
- Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Përvojë pune në shitje;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
- Njohje e obligueshme e paketes Office (veçanërisht Excel);
- Njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
- Leja e vozitjes, kategoria B;
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
- Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit.
- Supervizor i shitjes (1 pozitë):
- Përgjegjës për store check nëpër pikat shitëse të KA dhe kontrollimin e mirëmbajtjen e gjendjes për të gjitha brendet Bucaj në këto pika shitëse;
- Përgjegjës të mbajë takime të rregullta me kategori MNG të KA për të punuar bashkarisht për zgjidhjen e problemeve potenciale dhe rritjen e shitjes jo vetëm në artikuj parësore, por edhe sekondar dhe terciar;
- Përgjegjës për tu dakorduar për pjesëmarrjen në fletushka mujore;
- Përgjegjës për të përcjellur kërkesat e KA ndaj prodhuesve, si psh prezantimet e lojërave shpërblyese etj.;
- Përgjegjës për mbikëqyrjen e pranimit të faturave të rregullta për pozita sekondare apo për bonuse ndaj deparatmentit të financave;
- Përgjegjës që për cdo problem në implementim në pika shitëse ndryshe prej dakordimeve të përbashkëta të kujdeset që të njoftohen personat përgjegjës dhe të përkujdeset që të realizohen kërkesat e dakorduara;
- Përgjegjës për realizimin e planeve të shitjes së komercialës për brendet Bucaj për pikat shitëse ku është përgjegjës;
- Përgjegjës për cdo çështje tjetër në lidhje me KA të përcaktuar dhe njëherëshi kontakt person për atë KA prej anës së kompanisë;
- Përgjegjës të kontrolloj punën e komerciales në pikat e tij shitëse, të raportoj tek mbikëyrësi i tij në rast të ndonjë parregullësie të vërejtur në teren;
- Përgjegjës të kontrolloj punën e Merchandiserëve nëpër pikat e tij shitëse, respektimin e FIFO në merchendajzingun e mallit nga MRCH , si dhe kujdesin për raportimin e afateve ndaj komerciales prej MRCH;
- Si mbikqyrës direkt i MRCH, në baza javore duhet të krijoj raporte për kontrollimin e check in dhe check out të MRCH, për raportim të afateve ndaj Divizionarëve të Div1 dhe Div2;
- Përgjegjës që punët e specifikuara ndaj komercialës të implementohen prej komerciales e jo të delegohen prej komercialës tek MRCH;
- Përgjegjës për njoftimin e Div të KA dhe/ose jo komercialës për aktivitetet e dakorduara me kategori MNG të KA dhe mbikëqyrjen nëse aktivitetet janë implementur sipas dakordimit;
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet shkollim i lartë/diplomë;
- Të jetë bashkëpunues në ekip;
- Përvojë pune në shitje;
- Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Njohje e obligueshme e paketes Office (veçanërisht Excel);
- Njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
- Leja e vozitjes, kategoria B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 24 Maj 2023 deri më 31 Maj 2023.